Connect with Us

“Mjaft shpërdorimit të burimeve shtetërore”/ Zguri: Zgjedhjet e lira në dëshirë të autoriteteve të larta

Politikë

“Mjaft shpërdorimit të burimeve shtetërore”/ Zguri: Zgjedhjet e lira në dëshirë të autoriteteve të larta

Publikuar

-

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka marrë pjesë në konferencën “Për zgjedhje ndershme: Të ndalojmë shpërdorimin e burimeve shtetërore”, i organizuar nga Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri.

Konferenca përmbyllëse kishte për qëllim prezantimin e gjetjeve kryesore të monitorimit të vendimmarrjeve dhe aktiviteteve të institucioneve për mos përdorimin e burimeve shtetërore e publike në fushatën zgjedhore të 30 qershorit 2019.

Klement Zguri trajtoi qasjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore e publike në zgjedhje. Zguri theksoi se se kuadri ynë ligjor dhe administrativ ende nuk është në lartësinë e nevojave, ndaj keqpërorimi i burimeve shtetërore duhet të jetë në fokusin e amendimeve të reformës zgjedhore.

Fjala e plotë e Kryetarit të KQZ-së, z. Klement Zguri.

I nderuar zoti Krasniqi,
Të nderuar pjesëmarrës,

Unë besoj se ndërhyrja ime në këtë konferencë duhet t’i kushtohet qasjes së KQZ-së së Shqipërisë ndaj tematikës dhe jam i gatshëm ta trajtoj me kënaqësi këtë qasje, por më duhet të filloj, duke sjellë në vemendje që problemi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore nuk është fenomen i përhapur vetem në vendet si Shqipëria me demokraci relativisht të reja por është i përhapur edhe në shumë vende evropiane, të cilat kanë një traditë të gjatë të zgjedhjeve demokratike.

Ky fenomen duket si pjesë e një kulture politike të konsoliduar, të ngritur jo vetëm mbi kultivimin e praktikave potencialisht të paligjshme, por edhe mbi mungesën e standardeve etike në zgjedhje dhe në ushtrimin e autoritetit publik.

Keqpërdorimi i burimeve administrative është rezultat i drejtpërdrejtë i kulturës së sëmurë politike, dhe nuk gjykoj se është vetëm si rezultat i boshllëkut ligjor dhe as i injorancës juridike.

Gjithashtu më duhet të konstatoj, se evidentimi i përsëritur i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, si dukuri e rëndomtë e praktikave zgjedhore, tregon se kuadri ynë ligjor dhe administrativ ende nuk është në lartësinë e nevojave. Ne ende kemi nevojë të thellohemi e të thellojmë qendrimin tonë ndaj fenomenit, ende kemi nevojë të edukojmë e të edukohemi, të dëgjojmë e të ngremë zërin, të bindim e të bindemi, të kritikojmë e të pranojmë kritikë, përpara se të themi që ia dolëm. Ky aktivitet është shprehje e kësaj nevoje, prandaj është tejet i mirëpritur.

Dëmi që u shkakton keqpërdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje është përherë më i madh se vlera materiale e burimeve që keqpërdor. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore është forcë kryesore korruptive në procesin zgjedhor, sepse instalon pabarazi të thellë midis pushtetit dhe alternativave të tjera politike, sepse jep avantazh të padrejtë elektoral për pushtetin, sepse kompromenton integritetin e zgjedhjeve, sepse mbjell mosbesim në legjitimitetin e procesit, sepse gjeneron mungesë shprese e dëshpërim. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje është korrupsion. Korrupsioni zgjedhor prodhon vetëm zgjedhje të korruptuara, prodhon pushtet të korruptuar.

Unë e kam thënë dhe herë tjetër: “Korrupsioni zgjedhor dhe politik, cënon besimin e publikut tek zgjedhjet dhe demokracia, kriminalizon procesin, delegjitimon përfaqësimin dhe rrënon llogaridhënien politike. Unë besoj tek transparenca dhe llogaridhënia si instrumenta efikasë”. Unë besoj se këtu qendron çelësi i suksesit edhe në trajtimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

Në praktikën e zgjedhjeve shqiptare, vëzhguesit e zgjedhjeve janë ndeshur me forma të ndryshme të këtij problemi: presioni ushtruar mbi nëpunësit civilë dhe punonjësit publikë për votën e tyre dhe të familjarëve, kërcënimi me humbjen e vendit të punës, premtimi për vend pune ose karrierë, mobilizimi i kundraligjshëm për fushatë dhe veprimtari elektorale, detyrimi i nëpunësve për të ushtruar “politikisht” tagrat ligjore (të japin/heqin leje, licensa, autorizime, certifikata, në këmbim të votave), reklamimi i investimeve buxhetore si “argument fushate”, nisja e investimeve të reja publike si “premtim fushate”, etj.

Për të shmangur përdorimin e burimeve publike, ligjvënësi shqiptar përmes nenit 88 të Kodit Zgjedhor e ka ndaluar përdorimin e organeve apo enteve publike në nivel qëndror dhe lokal në mbështetje të kandidatëve, partive politike apo koalicioneve zgjedhore.
Gjithashtu, Kodi Zgjedhor e ka ndaluar përdorimin e burimeve njerëzore të administratës apo institucioneve për qëllime zgjedhore gjatë orarit zyrtar të punës, përdorimin e detyruar dhe të organizuar të nxënësve gjatë orarit mësimor, pushimin nga puna, lirimin nga puna, lëvizjen dhe transferimin në detyrë në institucione apo ente publike gjatë fushatës zgjedhore.

LEXO EDHE:  Shtohet Opozita parlamentare/ KQZ u jep mandatin katër deputetëve

Aktualisht ne kemi të nisur një proces reforme ligjore. Mua më vjen mirë që kjo temë ka qenë temë kryesore e debatit në veprimtarinë e komisionit të posaçëm parlamentar. Më vjen mirë gjithashtu, që një pjesë e amendamenteve që janë propozuar deri në këtë fazë, merren seriozosht me çështjen. Personalisht i kam mirëpritur amendamentet respektive, ndonëse e di se ato i ngarkojnë KQZ-së një barrë shumëfish më të madhe në këtë drejtim. Ne duhet jo vetëm të rregullojmë në detaj fushën, por duhet të tregohemi vigjilent, reaktivë, të prerë, të rreptë e të palëkundur në zbatimin e rregullave përgjatë procesit. Rregullat e reja na japin rol të ri dhe unë personalisht e mirëpres këtë rol.

Në diskutimet e vazhdueshme që ne dhe shoqëria civile kemi patur në tryeza dhe konferenca të ndryshme për këtë temë, ne jemi dakordësuar se për parandalimin dhe zbutjen e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, tre janë linjat kryesore: (1) krijimi i mekanizmave efektivë për të parandaluar që zyrtarët publik të shfrytëzojnë padrejtësisht pozicionet e tyre për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve; (2) sigurimi i mbikëqyrjes efektive dhe transparente të këtyre mekanizmave nga institucionet e pavarura; dhe (3) vënien në dispozicion të sanksioneve dhe gjobave të përshtatshme dhe të zbatueshme për zyrtarët shtetërorë që abuzojnë me burimet shtetërore.

Keqpërdorimi i burimeve shtetërore është i lidhur ngushtë, është pjesë përbërëse e kapitullit të madh të financimit të subjekteve elektorale. Prandaj ka rëndësi që qasja të jetë e njejtë me qasjen për financimin. Të dyja janë çështje resursesh. Të dyja duhet të administrohen ligjërisht njëlloj. Transparenca e financimit i jep përgjigje në një masë të madhe edhe keqpërdorimit të burimeve administrative.

Çështja ka lidhje në një masë të madhe me vullnetin e konkurruesve në zgjedhje, me vullnetin e partive politike “për tu sjellë mirë”. Sa më shumë partitë do të pranojnë transparencën dhe llogaridhënien publike si standarde të domosdoshme zgjedhore, aq më i madh do jetë kontrolli i shoqërisë mbi ligjshmërinë e fushatave, aq më i vogël do jetë abuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve, aq më e pastër do jetë konkurrenca politike, aq më të mira do jenë zgjedhjet, aq më shpejt do rrënjoset kultura e re politike, perëndimore dhe demokratike.

Me rëndësi jetike për suksesin është vullneti i autoriteteve më të larta shtetërore për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të balancuara. Ai mbetet faktori kryesor. Nuk është vetëm çështje e aftësisë së shtetit për të kompletuar kuadrin ligjor, apo e administratës për organizim adekuat. Mbi të gjitha është çështje e dëshirës, gadishmërisë dhe vendosmërisë për të luftuar fenomenin. Të gjitha këto janë të vështira për t’u kultivuar, mungesa e tyre mbase është e vështirë edhe për t’u zbuluar, por ama, kur dëshira, gadishmëria dhe vullneti për të luftuar fenomenin janë aty, nuk ka njeri që nuk i vë dot re. Ato vihen re në çdo qendrim, prononcim, akt apo urdhërim, në çdo hetim, monitorim, auditim apo ndëshkim. Vullneti për të luftuar fenomenin ka forcën ta ç’rrënjosë atë. Faleminderit!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës”/ Neritan Ceka nuk heq dorë nga mallkimet

Publikuar

-

Nga

Historia Neritan Ceka i është rikthyer mallkimeve nëpër studiot televizive.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “360 gradë”, ku po diskutohen marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Ceka tha u shpreh se ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre t’i thahet dora.

Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre se shprehen politikisht, është, ta them tradhti kombëtare, është brenda këtij kuadri. Të them që t’i thahet dora atyre. U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”/ Rama akuza të forta prokurorëve dhe gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Kryeministiri Edi Rama ka sqaruar paketën anti KÇK , dhe ka ngritur akuza se nëpër studiot e televizioneve ka persona që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.

Rama shprehet se është marrë vendimi që nëse një gjykatës apo prokuror vepron në mënyrë të dyshimte, menjëherë vihet në lëvizje qeverisja e re e gjyqsorit.

Rama ka theksuar se nëse gjykatësi apo prokurori jep vendime skandaloze nuk i shpëton dor burgut.

“Ka plot që shkojnë nëpër studio që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.
Ne kemi marrë vendimin që nëse një gjykatës ose një prokuror vepron në mënyrë haptazi të dyshimtë, menjëhetë vihet në levizja qeverisja e re e gjyqsorit dhe brenda tre ditësh një gjykatës si një gjyaktëse që para ca jasvësh dha një vendim skandaloz, pezullohet dhe menjeherë. Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë. Ata thonë kapim ç’ kapim e kur të vijë vettingu ikim. Menjëherë të fillon verifikimi i figurës dhe pasurisë jo nga komisioni i vettingut por nga gjithë agjenistë që merren me këtë. Me këtë që kemi kaluar dje, nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz mund te arrestohet 100%”, u shpreh Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fiku moj fiku”/ Rama ironizon me Klodiana Lalën: Ti ke sjellë atë që s’thuhet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është përplasur keq me gazetaren Klodiana Lala, teksa ishte duke folur për letrën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili i kishte dalë në mbrojtje Lulzim Berishës, duke thënë se do e punësojë në bashki, me pretendimin se ishte i varfër.

Lala kundërshtoi Ramën duke thënë se deklarata e tij ishte dënjeshtër dhe kjo ka provokuar debat në studion e emisionit “Opinion”.

Rama: Letra e kryetarit të Bashkisë së Durrësit është një letër ordinere që jepet me qindra e qindra herë.

Lala: Është gënjeshtër!

Rama: Mos e përdor fjalën gënjeshtër me mua!

Lala: Është gënjeshtër!

Rama: Me mua nuk e përdor dot fjalën gënjeshtër.

Fevziu: Mos e kërcëno!

Rama: Këtu çështja nuk është çfarë shkruan kryetari i bashkisë, këtu çështja është çfarë bën gjykata dhe prokuroria.

LEXO EDHE:  KQZ gjobit PD, LSI, PDIU dhe SFIDA/ Ja arsyet

LEXO EDHE:  KQZ gjobit PD, LSI, PDIU dhe SFIDA/ Ja arsyet

Lala: Është gënjeshtër, se kryetari i bashkisë është i pushtetshëm…

Rama: Moj zonjë nuk ka njerëz të pushtetshëm, po nuk ka njerëz të pushtetshëm moj zonjë. Ti s’po më lë të flas. Kjo qenka…

Lala: Unë kam sjellë dokumenta.

Rama: Ti ke sjellë atë që s’thuhet. Fiku moj fiku. O Fevzi tani ke ftuar kryeministrin apo çfarë? O Fevzi jam duke shpjeguar arsyen pse kam ardhur.

Lala: E di çfarë pres unë?

Rama: Nuk më duhet fare çfarë pret ti.

Lala: Minimalisht pres të kapni Agim Kajmakun./ CNA.al

LEXO TE PLOTE