Connect with Us

Mega-operacioni italian kundër mafias/ 334 të arrestuar, mes tyre politikanë

Bota

Mega-operacioni italian kundër mafias/ 334 të arrestuar, mes tyre politikanë

Publikuar

-

Në Itali është kryer një mega – operacion policor i cili ka rezultuar i suksesshëm. Falë këtij operacioni, Policia ROS ka arrestuar plot 344 persona.

Operacioni i madh kundër mafias, i njohur si “Ndrangheta” është përbërë nga 2500 policë aktivë. Dosja e akuzave të këtij operacioni përmban plot 255 faqe.

“Ndrangheta” ka arrestuar politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë. Mes të arrestuarve është edhe ish deputeti i ‘Forza Italia’, Giancarlo Pittelli. Gjithashtu, janë sekuestruar pasuri me vlerë 15 milionë euro.

Mega operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë si në Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto, Piemonte etj., ku ‘Ndragheta’ ka zonat e saj të influencës.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Itali/Kush është i riu shqiptar që humbi jetën (Emri-Foto)

Policia Italiane ka deklaruar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë e zhvilluar në territorin Italian, i shtrirë ky edhe në Bullgari, Gjermani dhe Zvicër.

Operacioni në fjalë si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz ‘Ndragheta’.CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin që shmangu karantinën

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një zyrtar të lartë të tregtisë, i cili dyshohej se kishte koronavirus për shkak se ai ka shkuar në VC publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

LEXO EDHE:  Ishulli italian ku të burgosurit paguhen 1500 euro në muaj

LEXO EDHE:  Sekuestrohet kokainë në kavanoz/ Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor “ligjin ushtarak”, pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Itali/Kush është i riu shqiptar që humbi jetën (Emri-Foto)

LEXO EDHE:  Italia tronditet nga tërmeti/ Mbyllen disa shkolla

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy javë pas Brexit/ Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Britania e Madhe po bën rreth dy javë që ka dalë nga Bashkimi Europian, Ishujt Kajman do të futen në listën e zezë të BE për parajsat fiskale.

Sipas mediave britanike, ky vendim do të firmoset për të hyrë në fuqi javën e ardhshme. Vendimi u mor si një masë për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.

Ishujt Kajman nuk ishin llogaritur deri më tani në listën e zezë të BE, pasi janë pjesë e territorit të Britanisë së Madhe dhe ligji nuk përfshin vendet anëtare.

LEXO EDHE:  Dhunë makabre të dashurës nga xhelozia/ Gjykata dënon shqiptarin në Itali

LEXO EDHE:  Dhunë makabre të dashurës nga xhelozia/ Gjykata dënon shqiptarin në Itali

Në këtë listë përfshihen edhe Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territoret amerikane Samoa, Guami dhe Ishujt e Virgjër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE