LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Malaj padi ndaj disa deputetëve”/ Avokati: Shkarkimi në shkelje të rregullores së Kuvendit

19 Dhjetor 2019, 19:35, Politikë CNA
“Malaj padi ndaj disa deputetëve”/ Avokati: Shkarkimi në

Avokati Jordan Daci ka folur mbrëmjen e sotme për shkarkimin e anëtarit të Bordit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së shqipërisë.

Daci tregoi se po planifikojnë disa veprime, por veprimi i tyre i parë është ankimimi i shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese.

?Veprimi i parë do të jetë dërgimi në Gjykatën Kushtetuese pavarësisht se ajo nuk ekziston do ta përmbushim si detyrim formal. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të ngrihet shpejt atëherë do të shkojmë drejtpërdrejtë në Strasburg?, deklaroi avokati në studion e ?ABC News?, ndërsa pretendon se me shkarkimin e Malajt është shkelur hapur rregullorja e Kuvendit.

Gjithashtu avokati tha se Arben Malaj do ngrejë padi penale ndaj disa deputetëve, emrat e të cilëve deklaroi se i di vetëm ish-ministri i Financës.

?Shkarkimi i Arben Malajt është jo Kushtetues. Kuvendi nuk ka të drejtë të marrë në shqyrtim kërkesën as nga 28 deputetë dhe as nga qeveria. Një gjë të tillë mund ta bëjë nëse propozimi vjen nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Është shkelur hapur rregullorja e Kuvendit. Kuvendi pretendon që është duke ushtruar pushtetin diskrecionar, por vet logjika e një pushteti diskrecionar nuk pranon idenë që të kemi dy institucione njëkohësisht me pushtet diskrecioner?, theksoi Daci./ CNA.al

Lajmet e fundit nga