LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ligji KÇK eleminon SPAK”/ S'përmbahet Manjani: Është si puna e hallit, halli im p*llon tëndin

19 Dhjetor 2019, 22:03, Politikë CNA
“Ligji KÇK eleminon SPAK”/ S'përmbahet Manjani:

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka degjeneruar fjalorin, teksa ishte duke folur për ligjin KÇK (Kap ça të kapësh).

Manjani pretendon se ky ligj eleminon totalisht SPAK-un, pasi thotë se nëse një prokuror nuk i pëlqen ministrit të Brendshëm apo të Drejtësisë mund ta shkarkojë.

?Nëse nisma  e kryeministrit për KÇK shkon deri në fund ?natën e mirë? SPAK-ut. Sepse ku ka SPAK që mund të hetojë Kryeministrin, është ministri i Brendshëm që mund ta shkarkojë?, tha Manjani dhe gazetari Blendoi Fevziu e pyeti se si mund të ndodhë kjo.

?A ke lexu ligjin e KÇK, e ke lexu ligjin se do ta bënin dhe akt normativ ata po ndodhi tërmeti. Ai ligji i KÇK është që nëse mua nuk më pëlqen prokurori për çështjen që ke nis ministri i drejtësisë ose ministri i brendshëm? Ligji i KÇK, nuk po flas për ligjin e SPAK-ut po për ligjin e KÇK. Ligji KÇK është si puna e hallit, halli im p*llon hallin tat, ky është i gjithë muhabeti. Ai me akt normativ? qeveria po të hedh poshtë kushtetutën dhe kjo është një gjë e papranueshme?, tha ish ministri i Drejtësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga