Connect with Us

Kryemadhi fajëson Metën për Gjykatën Kushtetuese: Nëse e rikthejnë shkoj në Parlament

Politikë

Kryemadhi fajëson Metën për Gjykatën Kushtetuese: Nëse e rikthejnë shkoj në Parlament

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me rikthimin e saj në Parlament, pas djegies së mandateve në qershor të këtij viti.

Gjatë një interviste për Ora News, Kryemadhi fajësoi presidentin dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo theksoi se nëse Meta dhe kryeministri Edi Rama rikthejnë Kushtetuesen, ajo do të rikthehet në Parlament.

“Shiko ne kemi këndvështrime të ndryshmë të paktën unë personalisht nuk flas dot për z.Berisha dhe z.Basha por flas vetëm për veten time dhe z.Meta. Kemi këndvështrime të ndryshme për sa i përket drejtimit të LSI, kemi debate, sigurisht që z.Meta është stabilokrat, është shtetar, i pëlqen që ne të ishim pjesë e institucioneve. Por edhe unë dua të jem pjesë e institucioneve, por dua të jem pjesë e institucioneve të pa kapura. Të më kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta mua bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje ti shkoj apo nuk shkoj unë në Parlament. Të kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta, të kthejë Gjykatën Kushtetuese dhe Edi Rama se këta të dy bashkë e kanë bërë, sepse mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin ne. Çfarë ka bërë Romana Vlahutin, që e ka shkatërruar të gjithë sistemin në drejtësi, se RomanaVlahutin gjyqtarë është që na dilte ne dhe na bënte deklarata për gjyqtarë të korruptuar, kishte fakte Romana Vlahutin për gjyqtarët të korruptuar”, deklaroi kryetarja e LSI./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk bëjmë marrëveshje me Ramën”/ Paloka kërkon qeveri tranzitore

Publikuar

-

Nga

paloka zbardh fakte te renda

Ish deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se vendi ka nevojë për qeveri tranzitore ndërsa theksoi se nuk bëjnë marrëveshje me Edi Ramën.

 “Ne themi kaq kohë që duhet qeveri tranzitore. Kërkohet një qeveri, për 100 ditë, që të menaxhojë zgjedhjet. Kjo qeveri në radhë të parë ka parasysh që Rama të mos jetë kryeministër. Edi Rama ka treguar se është njeriu që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend.

Qeveria tranzitore synon që të sigurojë një klimë, ku të shmangen situatat e krimit zgjedhor. Qeveria tranzitore ka si detyrë që të lejojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ne askush nuk pretendon të bëjë marrëveshje dhe nuk pritet luajitet nga ai. Mënyra si do zgjidhen pastaj njerëzit, kërkohen persona me integritet”, tha Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lëviz me makinën e blinduar të të vëllait/ Rama sfidon live në studio: Shkoni provojeni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar lajmet për makinën që ai leviz, për të cilën u tha se është në pronësi të vëllait të tij Olsi Rama dhe është e blinduar.

Rama shprehet se makinën ja ka dhuruar vëllai që kur ka qenë në opozitë. Ai thekson se makina nuk është e blinduar, majde ka kërkuar që një njeri i fushës të shkojë ta verifikojë.

“Një nga ata të fushës të cohet tani ta verifikojë nëse makinë është e blinduar apo jo. Mirë do ishte ta bënit verifikimin para se t’i bënit komentet. Makina nuk është e blinduar, është qysh në vitin 2009 kur unë kam qenë në opozitë, ma ka sjellë im vëlla kur ma qenë në opozitë ashtu sikundër makina që përdor si kryeministër nuk ka qene kurrë e blinduar e kam pasur që kur isha në opozitë.
Përdor atë makinë sepse nuk kam dashur të harxhoj para, prandaj lëviz me këtë makinë, unë s’ jam qejfli makinash nuk di t’i jap, unë di t’i jap vetëm makinës të qeverisë”, tha Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shtyn konferencën/ Presidenca nuk i ndahet Ramës për ligjin e betimit të gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar sërish për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Mëngjesin e sotëm, Blushi u zotua se për këtë do të mbante vetë Presidenti Meta një konferencë për mediat në pasditen e sotme.

Por meqënëse Meta nuk doli në konferencë, Blushi kërkon ndjesë dhe thotë se sapo të gjejë hapësirë, Kreu i Shtetit do të dalë në kuvendim.

“Ju kërkoj ndjesë, por kuvendimi i Presidentit me ju do shtyhet për sot, pasi agjenda e tij ishte shumë e zënë, jashtë parashikimit tim paradite.

LEXO EDHE:  Kryemadhi iu jep fund dilemave/Fati i LSI në shtator, një mesazh për Ramën e Bashën

LEXO EDHE:  Ralf Gjoni u sulmua me bojë/ Ja, si kërcënonte më herët, Monika Kryemadhi

Së afërmi do ju njoftoj kur ky kuvendim do ndodhë, në mënyrën më transparente, ku sigurisht Presidenti do pranojë çdo pyetje tuaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE