Connect with Us

Kë thumboi Rama?/ “Nuk duroj dot dyfytyrësinë, ka njerëz që duan të dalin vetëm në kamera”

Politikë

Kë thumboi Rama?/ “Nuk duroj dot dyfytyrësinë, ka njerëz që duan të dalin vetëm në kamera”

Publikuar

-

Gjatë mbrëmjes së sotme kryeministri Edi Rama ka thumbuar publikisht dikë, emrin e të cilit nuk preferoi ta tregojë.

Teksa foli për sjelljen e tij me qytetarët në situatën pas tërmetit të 26 nëntorit dhe për cilësimin nga opozitarët si arrogant, kreu i qeverisë tha se me momente të caktuara mund të jetë i tillë.

Rama tha se nuk e duron dot pafytyrësinë dhe ata njerëz që dalin në kamera vetëm për t’u dukur, ndonëse sipas tij brenda kanë mllef dhe xhelozi.

“Unë gjithmonë jam munduar ta kuptoj se çfarë është portretizimi i asaj që njerëzit quajnë arrogancë, mbase është arrogancë. Jam një njeri që jetoj me bindjet e mia. Në momente të caktuara mund të jem edhe arrogant. Kam një problem dhe e kam shumë të vështirë të duroj pafytyrësinë, të duroj lojën me shumë fytyra dhe lojën me egërsinë e injorancës.Ndërkohë që s’e kam fare të vështirë të dëgjoj dikë që është në hall dhe mund të flasi përcart dhe nuk është aty për të bërë një lojë, për të tregojë sikur ka një hall dhe në fakt e ka mëndjen vetëm te telekamera për të treguar sikur është aty për të treguar që jeton dhe në fakt ërfaqëson një lëmsh fijesh të errëta, mllef xhelozi, padituri. Me këta njerëz e kam të vështirë të jem i durueshëm”, theksoi kreu i qeverisë”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela për Paketën Anti-KÇK/ “Qeveria nuk ka qëllim të luftojë krimin, por pronën”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur shqetësimin e tij për aktin normativ të nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK. Sipas Ngjelës, akti normativ i kalon kufijtë dhe lë mundësi për abuzim.

“Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, tha avokati në një prononcim për Abc News.

Ai pretendon se kryeministri Edi Rama me aktet normative, nuk ka për qëllim të luftojë krimin por pronën.

LEXO EDHE:  U akuzua për korrupsion/ Rama i jep post të rëndësishëm

LEXO EDHE:  U akuzua për korrupsion/ Rama i jep post të rëndësishëm

“Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, theksoi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Elton Haxhi nuk është dora që urdhëroi rinovimin e liçensës së Duty Free!

Publikuar

-

Nga

Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Free dha sot dorëheqjen.

Nëse të gjithë thonë që liçensa është dhënë në shkelje të ligjit, atëherë logjika e thjeshtë e do që të arrijmë në konkluzionin që Elton Haxhi ka firmosur për korrupsion. Dilemat nuk i heq dorëheqja nga karrigja e pavlerë e zv.ministrit.

Ambasadorja e re sot e ndërroi parrullën dhe nga “duhet të vazhdojmë Reformën në Drejtësi” e zëvendësoi sot me “SPAK duhet të jetë i suksesshëm patjetër”.

Do bëhet Elton Haxhi subjekt i SPAK?

Pse Rama nuk i bën kallëzim penal Elton Haxhit në SPAK? A ka mundësi një copë zv.ministri “rrakeik” si Elton Haxhi që të ketë bërë gjithçka, pa dijeninë dhe OK e Ramës, apo të mëkëmbësit të Ramës, Engjëll Agaçit?!

Çështja e liçensës së Duty Free, sido që të shkojë çështja në gjykatë, nuk kalon më pa kosto për buxhetin e shtetit, përveç kostos në raport me partnerët gjermanë dhe amerikanë.

LEXO EDHE:  Analisti “dush të ftohtë” Bashës/ Mos u bëj Piter Pan i politikës

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Rama në Durrës nën masa të rrepta sigurie/Rrethohet nga Garda

Pse Rama po lan duart nga ajo histori duke “dorëhequr” Elton Haxhin?

Ose Elton Haxhi është përgjegjës penalisht për firmën që ka vënë, ose nuk ka përgjegjësi fare. Ajo firmë është ose në përputhje me ligjin dhe Rama që gjykon çdo vendim gjykate, mund të gjykojë edhe firmën e “një cope zv.mimistri” të vetin, ose në kundërshtim me ligjin dhe Rama duhet të bëjë shembull “pizëvengun” që i prishi imazhin qelibar të qeverisjes.

Vështirë se mund të besojmë se “kokrra e zevendës ministrit”, vuri në lëvizje gjithë piramidën e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të doganave që paketuan për 24 orë rinovimin e liçensës së Duty Free./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep sonte “llogari” para qytetarëve/ Pyetjet që “gozhdojnë” kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri, Edi Rama, do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, përballë gazetarëve Klodiana Lala dhe Artan Hoxha.

Rama, do të japë “llogari” për çështjet aktuale, ku në fokus pritet të jetë dhe aksioni i OFL-së.

Një hapësirë e rëndësishme do i jepet edhe qytetarëve, ku aktualisht në rrjetin social facebook, ka më shumë se 880 pyetje drejtuar kreut të qeverisë.

Nga anti-KÇK-ja, e shkuara kriminale e kryebashkiakëve, një arrestim në Francë në vitin 1994, mosjustifikimi i pasurisë së tij, largimet e padrejta nga puna, minishengeni e shumë pyetje të tjera janë vetëm disa nga çështjet që Kryeministri pritet t’u japë përgjigje.

CNA.al, ka shkëputur vetëm disa nga pyetjet që vijojnë si më poshtë:

1. A keni qenë i arrestuar në Francë në 1994 për tregtinë e ikonave të vjedhura, me emrin Edvin Kristaq Rama?

2. Ju keni pranuar se keni bërë plazh nudo dhe fotoja është e vertetë, mirëpo prej rreth 20 vitesh ju akuzojnë se jeni përdorues droge dhe ju këtë sigurisht nuk e keni pranuar e as e keni mohuar. A jeni i gatshëm të bëni testin e drogës dhe të na tregoni të vërtetën e kësaj historie?

3. A do hetohen ndërtimi i shtëpisë tuaj? Me paratë e kujt është bërë? Po pasuria e Veliajt, Tahirit, Xhafajt, Beqës, Ahmetajt, Gjiknurit, Spiropalit, Ballës, Ruçit, Klosit etj., etj., etj?

LEXO EDHE:  Rama kujtohet për punësimin më “1 Maj”/Kemi 38 mijë vende të lira pune!

LEXO EDHE:  Zbardhet marrëveshja e plotë Rama-Basha/Ja çfarë i kalon opozitës

4. Ku janë 300.000 vendet e punës që premtoi dhe ku janë të paktën 300.000 shqiptarë që kanë braktisur njëherë e mirë (jo si turista që thot ai) atdheun për shkak të rilindjes?!!!!!!!

5. Zoti kryeministër, kur dikush me shkollë të lartë hiqet nga puna dhe zëvendesohet nga një me shkollë të mesme kjo është meritokraci apo rilindje e bashkisë Skrapar???

6.Pyete njëherë, a mund ta justifikoj pallatin 12 katësh, 2 kamione, 5 vetura, 6 biznese me kursimet e pencionit të prindërve.. Mos harro se janë 2 pencione nga 120 mij lek!

7. Z.Kryeministër, e keni përjetuar ndonjëherë në jetën tuaj reale situatën e Naftetarëve të Ballshit që punojnë 6 muaj, dhe 6 muajet e tjerë të vitit i kalojnë me protesta rrugëve duke protestuar për sigurimet e pagat e papaguara!!!

8. Përse të peshon shpirti nga Serbia e jo nga Kosova?

9. Përse nuk i njihen vitet e punës qytetarëve shqiptar në vendet e Europës, si Italia për shembull?

10. Pse nuk u sekuestron pasurinë ish deputetëve dhe ish kryebashkiakëve të Partisë Socialiste, me të shkuar kriminale!?/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE