LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dyshuar si pjesëtar i një organizate terroriste/ Krimet e Rënda pushojnë çështjen ndaj Ergys Faslisë

19 Dhjetor 2019, 08:55, Kronika CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, njërit prej të akuzuarve nga ky organ si pjesëtar i një organizate terroriste.

Plot 3 vite i janë dashur këtij organi për të vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabaza ligjërisht.-raporton BW.

Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ?vepra me qëllime terroriste?, ?kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste? si dhe pjesëmarrëse në ?organizatë terroriste.

Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ?arrest në burg? në ?arrest shtëpie?, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ?arrest shtëpie? tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.

Në nëntor të 2016, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin ?Loro Boriçi? gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.

Lajmet e fundit nga