Connect with Us

“Fillimi i SPAK, moment historik “/ Balla: Kush dyshoi Reformën në Drejtësi mori përgjigjen

Politikë

“Fillimi i SPAK, moment historik “/ Balla: Kush dyshoi Reformën në Drejtësi mori përgjigjen

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, është shprehur me entusiazëm për fillimin e detyrës së SPAK, strukturës së re kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Balla u shpreh se tashmë ka ardhur momenti që krimi i organizuar të goditet. Duke ju drejtuar atyre që kanë shfaqur mosbesim mbi Reformën në Drejtësi,  ai tha se sot kanë marrë përgjigjen.

“Sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re. Sot zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar. Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen”, shkroi Balla në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë fshihet pas fotos me Ardjan Çapjan?/ Rama: Kemi bërë dhe një tjetër që e ka varur në mur

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur për foton e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku kreu i qeverisë shfaqet në shoqërinë e Ardian Çapjas, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit.

Rama e pranoi se ka bërë foto me Çapjan, madje deklaroi se kanë bërë edhe një tjetër foto disa vite më parë, për të cilën thotë se ata e kanë varur në murin e resortit “Univers”, që Çapjat kanë në pronësi.

“Ky është holli i një hoteli, më kanë ardhur zotëria dhe zonja më kanë thënë a mund të bëjmë një fotografi dhe nuk është vetëm kjo, është edhe një fotografi tjetër e bërë para disa viteve që nuk e di a e kanë ata. Unë kam qenë në këtë hotel se në Elbasan janë organizuar disa konferenca”, u shpreh kryeministri në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi, “partia” e re që pritet të përmbysë situatën

LEXO EDHE:  Sali Lushaj dëshmon në Prokurori/ Ja çfarë i kërkon Ballës

Teksa u pyet nga gazetarja Klodiana Lala, nëse ishte i informuar se “Univers” ishte resorti i familjes Çapja dhe pronarët e tij janë të akuzuar për një sërë krimesh, kreu i qeverisë deklaroi se nuk e di.

“Jo, jo, jo, nuk isha i informuar dhe nuk ka problem me këtë foton dhe kam pasur bërë edhe një foto tjetër shumë vite më parë që e kishin vënë në mur ata”, theksoi Rama./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qenke tap topi”/ Rama nuk kontrollon nervat, i kthehet Klodiana Lalës

Publikuar

-

Nga

Kanë vijuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Klodiana Lala në studion e “Opinion”.

Gazetarja ka vijuar me pyetje rreth ngjarjeve të fundit në vend, ndërkohë që Rama e ka sulmuar gazetaren teksa u shpreh se nuk merr vesh fare nga kjo fushë.

“Qënke tap topi në këtë pjesë, merru me fushën që të takon se s merr veash fare nga kjo fushë”, iu drejtua Rama i revoltuar, Lalës.

“ Kam shkollimin përkatëes nbi këtë fushë” tha Lala.

LEXO EDHE:  “Largoni Gjiknurin, të inkriminuarit i sillni ju”/ Hajdari “godet” socialistët

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Vasili: Një realitet “fake”, i helmuar nga levdatat

“E di sa kam parë unë me shkollë. Ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë. Kur pija kafe në një lokal, një kamarier më tha hajde bëjmë një foto. Pasi bëmë foton më tha t’i gjeja një punë, por kur e pyeta ca shkolle kishte me tha jurist si të gjithë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ku i gjen këta mo aman”/ Rama sulmon ashpër gazetarin: Do të mësoj ç’është gazetaria, je tradhtar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari lidhur me artikujt e shkruar për një atentat të mundshëm nga Vladimir Gjuta pranë selisë së PS.

Rama nuk ka ngurruar të sulmojë gazetarin e më pas i ka dhënë “leksione” mbi gazetarinë.

Rama akuzon Rakipllarin se në faqen e parë të gazetës së tij ka nxjerrë një lajm jo të vërtetë mbi makinën e tij dhe atentatin e mundshëm.

“Këto janë atentatet që i krijoni ju, makinat i blindoni ju. Ju duhet t’i referoheni burimit, nesë i referoheni opozitës  duhet ta shkruani, gjë që ju nuk e keni bërë. Do i mësoj Rakipllarit se ç’ është gazetaria. Ti duhet të mbash qendrim ndaj të vertetës, ti je tradhtar i lexuesve të tu”, u shpreh Rama.

“Në cilin universitet të medias e ke mësuar ti këtë?” iu kthe Rakipllarin.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi, “partia” e re që pritet të përmbysë situatën

LEXO EDHE:  Sali Lushaj dëshmon në Prokurori/ Ja çfarë i kërkon Ballës

“Ku i gjen këta mo aman, do ta ngresh nivelin apo?”, i drejtohet Rama, Fevziut.

“Nivelin tim nuk e certifikon dot ti, e kanë certifikuar të tjerë para teje”, tha më tej Rakipllari ne Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE