Connect with Us

Dosja “Babalja”/ Klodiana Lala debat me avokatin e Agron Xhafajt: Kjo histori ka shumë pikëpyetje

Politikë

Dosja “Babalja”/ Klodiana Lala debat me avokatin e Agron Xhafajt: Kjo histori ka shumë pikëpyetje

Publikuar

-

Avokati i Agron Xhafajt, Ardian Visha ka folur mbi çështjen “Babale”, për të cilën dje Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjin

Ai u shpreh se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë Fredi Alizoti.
Ndërkohë nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala tha se kjo çështje ka shumë pikëpyetja dhe shumë paqartësi.

“Kjo histori në këndvështrimin tim ka shumë pikëpyetje dhe shumë paqartësi. Pse Geron Xhafa u largua një ditë pas publikimit të përgjimit. Më duket se është larguar në orën 5:30”, tha Lala.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Frrokajt/ Gazetarja tregon pse “kaposhi” u kthye në “thelë”

“Akti i ekspertimit zanor është i përsëritur, personi është i gjallë. Ne kemi thënë se Alizoti ka bërë rolin e Agron Xhafaj. E para, akti i ekspertimit të zërit nuk është si qimja e flokut. Këtu merret mostër zëri, rimerret sa herë të duhet. Pala tjetër i ka të gjitha kapacitetet për të bërë kërkesën e pavlefshmërisë së aktit të kryer në Angli”, u shpreh Visha në studion e “Real Story”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela për Paketën Anti-KÇK/ “Qeveria nuk ka qëllim të luftojë krimin, por pronën”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur shqetësimin e tij për aktin normativ të nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK. Sipas Ngjelës, akti normativ i kalon kufijtë dhe lë mundësi për abuzim.

“Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, tha avokati në një prononcim për Abc News.

Ai pretendon se kryeministri Edi Rama me aktet normative, nuk ka për qëllim të luftojë krimin por pronën.

LEXO EDHE:  “Ka dënuar 12 vjet burg Shullazin”/ Klodiana Lala flet për kandidatët për kryeprokuror

LEXO EDHE:  Dosja "339"/ Lala: Prokuroria nuk po heton shitblerjen e votës

“Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, theksoi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Elton Haxhi nuk është dora që urdhëroi rinovimin e liçensës së Duty Free!

Publikuar

-

Nga

Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Free dha sot dorëheqjen.

Nëse të gjithë thonë që liçensa është dhënë në shkelje të ligjit, atëherë logjika e thjeshtë e do që të arrijmë në konkluzionin që Elton Haxhi ka firmosur për korrupsion. Dilemat nuk i heq dorëheqja nga karrigja e pavlerë e zv.ministrit.

Ambasadorja e re sot e ndërroi parrullën dhe nga “duhet të vazhdojmë Reformën në Drejtësi” e zëvendësoi sot me “SPAK duhet të jetë i suksesshëm patjetër”.

Do bëhet Elton Haxhi subjekt i SPAK?

Pse Rama nuk i bën kallëzim penal Elton Haxhit në SPAK? A ka mundësi një copë zv.ministri “rrakeik” si Elton Haxhi që të ketë bërë gjithçka, pa dijeninë dhe OK e Ramës, apo të mëkëmbësit të Ramës, Engjëll Agaçit?!

Çështja e liçensës së Duty Free, sido që të shkojë çështja në gjykatë, nuk kalon më pa kosto për buxhetin e shtetit, përveç kostos në raport me partnerët gjermanë dhe amerikanë.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela zbulon lidhjen e Edi Ramës me çështjen “Babalja”

LEXO EDHE:  "Projektligji intimidon gjyqtarët dhe prokurorët"/ Klodiana Lala: Kush e kontrollon policinë?

Pse Rama po lan duart nga ajo histori duke “dorëhequr” Elton Haxhin?

Ose Elton Haxhi është përgjegjës penalisht për firmën që ka vënë, ose nuk ka përgjegjësi fare. Ajo firmë është ose në përputhje me ligjin dhe Rama që gjykon çdo vendim gjykate, mund të gjykojë edhe firmën e “një cope zv.mimistri” të vetin, ose në kundërshtim me ligjin dhe Rama duhet të bëjë shembull “pizëvengun” që i prishi imazhin qelibar të qeverisjes.

Vështirë se mund të besojmë se “kokrra e zevendës ministrit”, vuri në lëvizje gjithë piramidën e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të doganave që paketuan për 24 orë rinovimin e liçensës së Duty Free./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep sonte “llogari” para qytetarëve/ Pyetjet që “gozhdojnë” kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri, Edi Rama, do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, përballë gazetarëve Klodiana Lala dhe Artan Hoxha.

Rama, do të japë “llogari” për çështjet aktuale, ku në fokus pritet të jetë dhe aksioni i OFL-së.

Një hapësirë e rëndësishme do i jepet edhe qytetarëve, ku aktualisht në rrjetin social facebook, ka më shumë se 880 pyetje drejtuar kreut të qeverisë.

Nga anti-KÇK-ja, e shkuara kriminale e kryebashkiakëve, një arrestim në Francë në vitin 1994, mosjustifikimi i pasurisë së tij, largimet e padrejta nga puna, minishengeni e shumë pyetje të tjera janë vetëm disa nga çështjet që Kryeministri pritet t’u japë përgjigje.

CNA.al, ka shkëputur vetëm disa nga pyetjet që vijojnë si më poshtë:

1. A keni qenë i arrestuar në Francë në 1994 për tregtinë e ikonave të vjedhura, me emrin Edvin Kristaq Rama?

2. Ju keni pranuar se keni bërë plazh nudo dhe fotoja është e vertetë, mirëpo prej rreth 20 vitesh ju akuzojnë se jeni përdorues droge dhe ju këtë sigurisht nuk e keni pranuar e as e keni mohuar. A jeni i gatshëm të bëni testin e drogës dhe të na tregoni të vërtetën e kësaj historie?

3. A do hetohen ndërtimi i shtëpisë tuaj? Me paratë e kujt është bërë? Po pasuria e Veliajt, Tahirit, Xhafajt, Beqës, Ahmetajt, Gjiknurit, Spiropalit, Ballës, Ruçit, Klosit etj., etj., etj?

LEXO EDHE:  Skema e manipulimit të “Babales”/ Zbardhet roli i Salianjit me 200 mijë euro

LEXO EDHE:  Çështja “Babale”/ Rama ka dy pyetje për Bashën

4. Ku janë 300.000 vendet e punës që premtoi dhe ku janë të paktën 300.000 shqiptarë që kanë braktisur njëherë e mirë (jo si turista që thot ai) atdheun për shkak të rilindjes?!!!!!!!

5. Zoti kryeministër, kur dikush me shkollë të lartë hiqet nga puna dhe zëvendesohet nga një me shkollë të mesme kjo është meritokraci apo rilindje e bashkisë Skrapar???

6.Pyete njëherë, a mund ta justifikoj pallatin 12 katësh, 2 kamione, 5 vetura, 6 biznese me kursimet e pencionit të prindërve.. Mos harro se janë 2 pencione nga 120 mij lek!

7. Z.Kryeministër, e keni përjetuar ndonjëherë në jetën tuaj reale situatën e Naftetarëve të Ballshit që punojnë 6 muaj, dhe 6 muajet e tjerë të vitit i kalojnë me protesta rrugëve duke protestuar për sigurimet e pagat e papaguara!!!

8. Përse të peshon shpirti nga Serbia e jo nga Kosova?

9. Përse nuk i njihen vitet e punës qytetarëve shqiptar në vendet e Europës, si Italia për shembull?

10. Pse nuk u sekuestron pasurinë ish deputetëve dhe ish kryebashkiakëve të Partisë Socialiste, me të shkuar kriminale!?/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE