Connect with Us

Dënimi i gazetarit Jetmir Olldashi/ Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni të përmbysim diktaturën

Politikë

Dënimi i gazetarit Jetmir Olldashi/ Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni të përmbysim diktaturën

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha e quan vendim politik dënimin e gazetarit Jetmir Olldashi.

Sipas Berishës, Rama në një akt hakmarrjeje urdhëroi gjykatësin të denojë në kundërshtim me kushtetutën dhe çdo ligj gazetarin Investigativ Jetmir Olldashi.

“Të dashur miq, dje Edvin Kristaq Xhelati, në një akt hakmarrje të verber urdhëroi antigjykatesin, anëtarin famëzi të bandës së Aldo Bares, Gjermeni të denojë në kundërshtim me kushtetutën dhe çdo ligj gazetarin Investigativ Jetmir Olldashi.

Dënimi me urdhër të Edvin Kristaq Xhelatit i Jetmir Olldashit, gazetarit trim dhe guximitar që hetoi dhe faktoi veprimtarinë kriminale të klanit mafioz të pushtetit Agron dhe Fatzi dhe lidhjet e tij me klanin supermafioz të kreut të meduzës, është një akt stalinist diktatorial i pashëmbullt në 30 vitet e fundit në Shqipëri dhe në Europë”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Ervini i mbathi Edvinit, brekët e Shukriut!

Sipas ish kryeministrit, “ky akt kriminal politik, dëshmi e vendosjes te diktaturës të narkomafies në Shqipëri është një goditje asgjësuese për gazetarinë investigative dhe transparencën në Shqipëri”.

“Duke dënuar me forcën më të madhe këtë vendim kriminal dhe mafioz ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në lartësitë e idealeve të lirisë dhe të përmbysim diktaturën e Edvin Kristaq Xhellatit dhe narkoqeverisë së tij”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA uron pavarësinë e Kosovës/ Foto krah Metës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë për pavarësinë e Kosovës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja shkruan në gjuhën shqipe: ‘Urime për pavarësinë e Kosovës’.
Gjithashtu ambasaorja Kim ka publikuar foto ku shfaqet pranë presidentit Ilir Meta.

Më herët Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëjetesa mes tyre do të sjellë shuarjen e konflikteve historike mes tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet nesër me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Mësohet se takimi do të mbahet në formën e një mëngjesi pune, në orën 08:15 dhe do të diskutohet për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu raportohet se prezentë do të jenë edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Shkojnë të shembin banesat te “Unaza e Re”/ Ju shpërthen tritoli në makinë

LEXO EDHE:  Skandali në Portin e Durrësit/ Zbulohet lidhja me Taulant Ballën

Pas takimit, Lulzim Basha do të ketë edhe një komunikim me gazetarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela për Paketën Anti-KÇK/ “Qeveria nuk ka qëllim të luftojë krimin, por pronën”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur shqetësimin e tij për aktin normativ të nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK. Sipas Ngjelës, akti normativ i kalon kufijtë dhe lë mundësi për abuzim.

“Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, tha avokati në një prononcim për Abc News.

Ai pretendon se kryeministri Edi Rama me aktet normative, nuk ka për qëllim të luftojë krimin por pronën.

LEXO EDHE:  Sulmi në Las Vegas / Berisha: Një masakër horror e një superkrimineli

LEXO EDHE:  Ervini i mbathi Edvinit, brekët e Shukriut!

“Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, theksoi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE