Connect with Us

BE mbështet me miliona bashkëpunimin rajonal në Ballkan

Kosova & Rajoni

BE mbështet me miliona bashkëpunimin rajonal në Ballkan

Publikuar

-

Komisioni Europian ofron 10 milionë Euro grante për integrimin ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimin rajonal, BE e sheh si një element vendimtar për prosperitet në Ballkanin Perëndimor.

Delegacioni i Bashkimit Europian, (BE) në Tiranë informoi të mërkurën, (18.12.2019) se Komisioni Evropian e konsideron bashkëpunimin rajonal ”element vendimtar për prosperitet në Ballkanin Perëndimor, (BP)  dhe një pjesë thelbësore të udhës së anëtarësimit të tij në BE. Një rajon që praktikon një fluks të lirë mallrash, shërbimesh, njerëzish dhe kapitali është një rajon që demonstron përparim drejt BE-së”.

Në këtë kuadër, të mërkurën u nënshkruan tre kontrata të reja financuese me Sekretariatin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Forumin e Investimeve të 6 Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së BP dhe Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, (GIZ) GmbH. Delegacioni i BE në Tiranë bën me dije se ”kontratat u nënshkruan në kuadër të Javës së CEFTA-s, të kryesuar nga Shqipëria, të konsideruar  nga Genoveva Ruiz Calavera , Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, si “një moment i rëndësishëm për të vlerësuar përparimin e bërë për rritjen e tregtisë së rajonit”.

LEXO EDHE:  Basha sulmon ashpër zyrtarët ndërkombëtarë në Tiranë/Nuk ia dolën dot bashkë me Ramën

”Kjo javë e CEFTA-s, ka qenë shumë e suksesshme me miratimin e angazhimeve të rëndësishme për të liberalizuar tregtinë në shërbime. Kontratat që nënshkruam sot do të kontribuojnë shumë për t’i kthyer këto marrëveshje në rezultate të prekshme në dobi të biznesit dhe operatorëve ekonomikë të rajonit”- citohet nga Delegacion i BE, Genoveva Ruiz Calavera , drejtore për BP, në Komisionin Europian./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Këngëtari shqiptar përfundon në pranga/ Ja për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Nga

Këngëtari shqiptar përfundon në pranga/ Ja për çfarë akuzohet

Këngëtari shqiptar Korab Jetishi ka përfunduar në prangat e policisë për shkelje të masave të vendosura në kushtet e pandemisë nga koronavirusi.

Korabi, u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan gazeta Sinjali.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona.



“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.

LEXO EDHE:  BE nxjerr zbuluar Rusinë/ Shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë thirrje vendeve të BE

I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimin njerëzve, punën pas orës 22:30, mos mbajtjen e distancës etj.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e kufirit/ Mali i Zi kërkon testin e koronavirusit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Publikuar

-

Nga

Hapja e kufirit/ Mali i Zi kërkon testin e koronavirusit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Qeveria e Malit të Zi ka nxjrrë një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj.

Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për koronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

LEXO EDHE:  60 vjet / Ngjitjet dhe rëniet e Bashkimit Europian

LEXO EDHE:  Basha sulmon ashpër zyrtarët ndërkombëtarë në Tiranë/Nuk ia dolën dot bashkë me Ramën

Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë.



Në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë, autoritetet malazeze kanë vendosur të zgjasin orarin e punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 3.930. Prej tyre 73 kanë vdekur./REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Publikuar

-

Nga

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Një ish-jurist i FBI-së pritet të pranojë fajësinë për deklaratë të rreme në çështjen e parë penale që lindi nga një shqyrtim që po i bën prokurori John Durham hetimeve mbi dyshimet për lidhje mes zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në 2016, me Rusinë. Lajmi u njoftua nga avokati i tij të premten.

Kevin Clinesmith pritet të pranojë fajësinë mbi akuzën për deklaratë të rreme lidhur me ndryshimin e një emaili qeveritar që i referohej një ish-këshilltari të fushatës së zotit Trump, i cili ishte objekt i përgjimeve të FBI-së, tha avokati Justin Shur për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Çështja kundër zotit Clinesmith ka të ngjarë të mirëpritet nga Presidenti Donald Trump dhe përkrahësit e tij, ndërsa ata shikojnë tek hetimi i zotit Durham mundësinë për të ekspozuar atë që ata thonë se ishte një veprim i paligjshëm duke iu referuar fillimit të hetimit nga FBI-ja nëse fushata e zotit Trump në koordinim me Kremlinin u përpoq të ndikojë tek rezultati i zgjedhjeve të vitit 2016.

Hetimi i zotit Durham, i cili po shqyrton gjithashtu analizën e komunitetit amerikan të zbulimit mbi ndërhyrjen në zgjedhje të Rusisë, ka shkaktuar shqetësim të thellë mes demokratëve, të cilët e shohin atë si një masë politike, që synon t’i kundërvihet një hetimi tashmë të mbyllur. Demokratët druhen se akuzat penale ose raportet publike të lëshuara pranë zgjedhjeve të vitit 2020 mund të ndikojnë votimet e nëntorit.



Hetimi ka vazhduar së bashku me një përpjekje paralele nga Senati i drejtuar nga republikanët për të diskredituar të hetimin mbi ndërhyrjet ruse dhe ndërsa Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka përshkallëzuar kritikat e tij mbi hetimin e kryer nga FBI-ja. Zoti Barr parashikoi veprimin juridik në një intervistë për “Fox News” të enjten në mbrëmje, ku tha se do të kishte një zhvillim të premten që nuk “do të ishte tronditës”, por një tregues se hetimi po ecte përpara.

LEXO EDHE:  Nga ëndrra për Europën në realitetin e pasigurtë – Refugjatët në Turqi

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë thirrje vendeve të BE

Zoti Durham, prokurori i Konektikatit, nuk bëri asnjë koment sipas një zëdhënësi. Mbetet e paqartë nëse do të ketë akuza shtesë që mund të paraqesë zoti Durham ose deri në çfarë mase procesi i tij do të vërtetojë pohimet e zoti Trump se hetimi i FBI-së u njollos nga paragjykimet politike, pretendime për të cilat mbikëqyrësi i Departamentit të Drejtësisë nuk gjeti prova.

Sipas rregullore të Departamentit të Drejtësisë prokurorët nuk duhet të ndërmarrin hapa për të hetuar me qëllim ndikimin në zgjedhje. Rregulloret këshillojnë të mos merren veprime publike disa javë para zgjedhjeve. Por zoti Barr ka thënë se ai nuk ndjehet i shtrënguar nga kjo lloj politike pjesërisht sepse siç tha, ai që pritet të jetë kandidati zyrtar i demokratëve për garën presidenciale, Joe Biden, nuk është objekt i hetimit të zotit Durham. Ndërkohë zoti Barr ka sinjalizuar se do të shohë mundësinë t’i bëjë publike gjetjet e zotit Durham para zgjedhjeve. Zoti Clinesmith u referua për ndjekje të mundshme penale nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, që kreu një proces rishikimi mbi hetimin ndaj Rusisë. Ai dha dorëheqjen nga FBI-ja vitin e kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE