Connect with Us

Bashkia e Tiranës nuk heq dorë/ Teatri i ri kombëtar në planet e 2020-2022

Politikë

Bashkia e Tiranës nuk heq dorë/ Teatri i ri kombëtar në planet e 2020-2022

Publikuar

-

Debati për Teatrin Kombëtar pritet të kthehet sërish në kushtet kur Bashkia e Tiranës duket se nuk ka në plan të heqë dorë nga projekti për prishjen e atij ekzistues dhe ngritjen e një të riu. Në relacionin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022, Bashkia e Tiranës ka përfshirë në listën e projekteve strategjike edhe atë të Teatrit Kombëtar duke nënvizuar se “kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të Teatrit Kombëtar që plotëson të gjitha standardet ndryshe nga ai ekzistues”, shkruan Monitor.al.

“Teatri i ri është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Projekti i prezantuar nga një nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun i cili mund të angazhojë imagjinatën”, shkruhet në planet e Bashkisë Tiranë.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha tregon planin B të opozitës

Bashkia e Tiranës ka dhënë detaje edhe mbi aksesin që garantohet sipas projektit për qytetarët.

“Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralele me të. Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje ose argëtim. Me ndërtimin e teatrit të ri aktorët do kenë mundësi të punojnë në ambiente kontemporane, cilësore dhe jo të dëmshme për shëndetin e tyre. Njëkohësisht edhe qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë artin e ofruar nga artistët në ambiente të rehatshme me të gjitha kushtet që meriton të ketë një godinë e tillë” përfundon realcioni lidhur me projektin e Teatrit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama “heq dorë nga” Kajmaku/ Nuk mbaj asnjë përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Kryeminsitri Edi Rama është pyetur lidhur me çështjen e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Rama është shprehur se nuk mban asnjë përgjegjësi për të.

“S mbajmë përgjegjësi, unë dhe familja biologjike ku njëri del vrasës, mbajnë përgjegjësi për mënyrën si reagojnë. Nëse e fshehin vrasësin apo e tregojnë ngjarjen”, tha Rama në studion e Opinion .

LEXO EDHE:  Pas “2 Gisht Mjaltë”/ Ermal Mamaqi ka gati projektin që pritet të thyejë rekorde shikueshmërie

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha tregon planin B të opozitës

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës”/ Neritan Ceka nuk heq dorë nga mallkimet

Publikuar

-

Nga

Historia Neritan Ceka i është rikthyer mallkimeve nëpër studiot televizive.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “360 gradë”, ku po diskutohen marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Ceka tha u shpreh se ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre t’i thahet dora.

Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre se shprehen politikisht, është, ta them tradhti kombëtare, është brenda këtij kuadri. Të them që t’i thahet dora atyre. U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”/ Rama akuza të forta prokurorëve dhe gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Kryeministiri Edi Rama ka sqaruar paketën anti KÇK , dhe ka ngritur akuza se nëpër studiot e televizioneve ka persona që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.

Rama shprehet se është marrë vendimi që nëse një gjykatës apo prokuror vepron në mënyrë të dyshimte, menjëherë vihet në lëvizje qeverisja e re e gjyqsorit.

Rama ka theksuar se nëse gjykatësi apo prokurori jep vendime skandaloze nuk i shpëton dor burgut.

“Ka plot që shkojnë nëpër studio që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.
Ne kemi marrë vendimin që nëse një gjykatës ose një prokuror vepron në mënyrë haptazi të dyshimtë, menjëhetë vihet në levizja qeverisja e re e gjyqsorit dhe brenda tre ditësh një gjykatës si një gjyaktëse që para ca jasvësh dha një vendim skandaloz, pezullohet dhe menjeherë. Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë. Ata thonë kapim ç’ kapim e kur të vijë vettingu ikim. Menjëherë të fillon verifikimi i figurës dhe pasurisë jo nga komisioni i vettingut por nga gjithë agjenistë që merren me këtë. Me këtë që kemi kaluar dje, nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz mund te arrestohet 100%”, u shpreh Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE