Connect with Us

“Albautor” kundër edicionit të 57 të Festivalit të RTSH/ Kompozitori Edmond Zhulali: Një grup njerëzisht po abuzojnë

Sociale

“Albautor” kundër edicionit të 57 të Festivalit të RTSH/ Kompozitori Edmond Zhulali: Një grup njerëzisht po abuzojnë

Publikuar

-

Shoqata “Albautor” reagon ndaj edicionit të 57 të Festivalit të Këngës në RTSH, ku arsyeja kryesore është abuzimi i një grupi të ngushtë njerëzish për këtë event.

Reagimi, ka ardhur nga kompozitori Edmond Zhulali, njëkohësisht, një nga përfaqësuesit të Agjencisë Albautor, duke bërë publike një deklaratë ku shoqata “Albautor” , e cila mbron kompozitorët, poetët, orkestruesit me te njohur shqiptare , shkruan se “ shpreh një shqetësim të madh për mbrojtjen e integritetit kombëtar të festivalit të këngës në RTSH ku për 57 vjet me rradhë publiku shqiptar ka ndjekur këngët e autorëve shqiptare”.

“Ne, të gjithë autorët anëtarë dhe përfaqësues të asamblesë së Agjencisë Albautor, e ndjejmë tashmë të detyrueshme që të shprehim publikisht shqetësimin tonë të madh në lidhje me mënyrën e organizimit të Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar këtë vit, duke qenë se ruajtja e vlerave artistike kombëtare po cenohet haptas nga interesa të ngushta të një grupi të kufizuar njerëzish.

1. Si asnjëherë më parë në 57 Festivale të R.T.SH. kriteret e pranimit të këngëve janë ndryshuar në fund të fazës së pranimit duke vendosur kritere të reja të papublikuara në media dhe të ndryshme nga të gjithë festivalet e kaluara.

2. Në mënyrë të fshehtë janë ftuar në festival kompozitorë me shtetësi jo shqiptare, duke cenuar një ndër parimet më të rëndësishme të festivalit dhe duke shkelur rëndë dinjitetin e kompozitorëve shqiptarë, të cilët kanë arritur suksese të shkëlqyera në festivalin evropian të këngës.

3. Krijuesve shqiptarë nuk u lejohet të marrin pjesë në festivalet analoge si Itali, Maqedoni, Bullgari, Greqi etj… sepse nuk kanë nënshtetësinë e vendit përkatës.

LEXO EDHE:  Festivali i Kanës/Yjet e kinemasë i lënë të gjithë pa fjalë me veshjet e tyre mahnitëse në tapetin e kuq

4. Në një kohë kur elementi që i jep këngës fizionominë e muzikës tradicionale shqiptare është kompozitori, ky element hiqet nga individë të cilët nuk kanë asnjë kontribut në muzikën shqiptare, pa marrë asnjë mendim nga artistët që kanë mbajtur gjallë vazhdimësinë e këtij festivali.

5. Në një kohë që me dhjetëra kompozitorë të suksesshëm shqiptarë nuk janë ftuar në festival në kundërshtim me gjithë vitet e kaluara, porositen kompozitorë shqiptarë e të huaj me nga dy këngë.

6. Në kundërshtim të hapur me ligjin e të drejtës së autorit është hequr titulli orkestrues muzikor i këngës, si autor me të drejta të njohura ligjërisht.
7. Festivali i këngës në R.T.SH. gëzon një popullaritet të madh në mbarë opinionin publik shqiptar, duke

patur një ndjeshmëri shumë të lartë edhe për faktin që financohet direkt.
nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët duan të investojnë në kulturën shqiptare që ka aq shumë nevojë, pasi është në gjendje të mjeruar ekonomike edhe për faktin që R.T.SH. nuk paguan asgjë për detyrimin që ka në zbatim të ligjit të së drejtës së autorit.
Në lidhje me shqetësimet e parashtruara, jemi të detyruar të gjithë së bashku, si krijues dhe autorë, të ngremë zërin kundër këtyre fakteve abuzive, duke kërkuar unanimisht marrjen e masave për ndryshimin e kësaj situate shqetësuese dhe të një kontrolli financiar të festivalit të 58 të këngës në R.T.SH.”, thuhet në deklaratën e “Albautor”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të motit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i keq për të dashuruarit vjen nga Shërbimi Meteorologjik. Mësohet se nga dita e nesërme do të kemi ndryshim total të situatës meteorologjike.

Duke nisur që nga orët e vona të mbrëmjes së sotme, nis shtimi i vranësirave mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e para të mëngjesit, gradualisht nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në të gjithë territorin, ndërsa në jugperëndim-veriperëndim reshjet do të jenë në formë shtrëngatash.

Parashikohet se nesër moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites bie itensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta.

LEXO EDHE:  Jo si Elvana dhe Ermali/ Armina Mevlani ka qenë vërtetë në festivalin e Cannes

LEXO EDHE:  Viola Spiro braktis “RTSH” për një tjetër televizion! Ja cilin emision do prezantojë

Ndërkohë, temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe një grup studentësh, panë nga afër investimin e ri, që përmbush një kërkesë të kahershme të studentëve, të cilët tashmë do t’i kryejnë praktikat klinike si në vendet europiane.
“Ky është një premtim i mbajtur. Realizojmë një investim të munguar prej shumë vitesh dhe po aq të kërkuar nga studentët e Mjekësisë, laboratorin e biosimulimit për praktikën klinike të studentëve, një tjetër angazhim i përmbushur në kuadër të Paktit për Universitetin”, tha Manastirliu.

Investimi prej 26 mijë dollarë për laboratorin e biosimulimit klinik është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakulteti i Mjekësisë, në bashkēpunim me Fondin Global.
Duke theksuar se investimet për mbështetjen e studentëve do të vazhdojnë, Manastirliu theksoi se në kuadër të Paktit për Universitetin janë mbajtur premtimet e dhëna.

“Angazhimet tona në kuadër të Paktit për Universitetin vijojnë të përmbushen, duke ju dhënë mundësi studentëve të Mjekësisë të kryejnë praktikat klinike siç e meritojnë dhe një ndër këto angazhime është mundësimi i praktikave klinike për studentët e degës së Farmacisë, të cilët nuk e kanë patur këtë mundësi deri më sot dhe do ta kenë në kushte dhe standarde europiane në depon e re farmaceutike në QSUT”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Festivali i Kanës/Yjet e kinemasë i lënë të gjithë pa fjalë me veshjet e tyre mahnitëse në tapetin e kuq

LEXO EDHE:  Viola Spiro braktis “RTSH” për një tjetër televizion! Ja cilin emision do prezantojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale renditi një sërë angazhimesh të përmbushura në kuadër të Paktit për Universitetin.
“Është premtim i mbajtur praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore qe kanë kryer për herë të parë – me angazhim tonë për Paktin- praktikën mësimore pranë Laboratorit të Kontrollit Shëndetësor Bazë. Është premtim i mbajtur mundësimi për herë të parë i trajnimeve jashtë vendit të studentëve, gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Siç është premtim i mbajtur salla kirurgjikale digjitale në spitalin e ri të kirurgjisë, e cila do i shërbejë studentëve të mjekësisë për të ndjekur ndërhyrjet kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me studentët, Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të prezantohet projekti amicioz i ngritjes së Qendrës së Biosimulimit Klinik brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme do të mbizotërojë moti me kthjellime e vranësira të pakëta deri mesatare.

Sipas SHMU, në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore -1ºC deri në 11ºC
Zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC
Zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC

LEXO TE PLOTE