LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka një histori shantazhi, pas emërimit të dytë të Malajt në bordin e BSH?

19 Dhjetor 2019, 14:30, Politikë CNA
A ka një histori shantazhi, pas emërimit të dytë të

Arben Malaj dje u shkarkua nga detyra e anëtarit të Këshillit mbikeqyrës të Bankës së Shqipërisë me motivacionin e angazhimit mediatik politik, angazhim i cili ndalohet nga rregullat e Bankës së Shqipërisë dhe ligjit për bankën e Shqipërisë.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, dukej qartë mungesa e dëshirës së deputetëve të majtë, për të hyre në debat me një të ngjashmin e tyre. Kaloi si pa vënë re edhe fakti që Arben Malaj, ishte përzgjedhur po prej tyre dikur, duke e emëruar për herë të dytë në detyrën e lartë në Bankën e Shqipërisë.

Asgjë e re nuk ndodhi pas emërimit të zotit Malaj për herë të dytë në detyrën e anëtarit të organit më të lartë kolegjial që mbikqyr tregun bankar.

Gjatë seancës dëgjimore kur zoti Malaj kërkoi mandatin e dytë, ai nuk referoi asnjë problematikë apo çështje fokale në tregun bankar e për të cilën kishte ofruar zgjidhje apo kontribut e aq më pak referoi raste kur zëri i tij nuk ishte dëgjuar sa duhej.

Malaj nuk shtoi dhe as pakësoi daljet e tij në tryeza mediatike. Në të gjitha daljet në vijim edhe pas emërimit për herë të dytë në bordin e bankës, ai vazhdoi njëtrajtësisht dhe rregullisht të deklarohej për tema dhe analiza politike.

Ligji i Bankës së Shqipërise ishte i njëjti që është edhe sot.

Pra asgjë nuk ndryshoi.

Sot ndryshoi Arben Malaj!

Sot po paralajmëron që do flasë për çështje të tregut bankar!

Sot po paralajmëron që do i nxjerri të palarat dikujt!

Dhe sot po paralajmëroka edhe se paska sms me Taulant Ballën, ku ai i paska kërkuar të mos flasë per Lali Erin se do e shkarkojë nga Banka.

Prokuroria duhet të marrë me urgjence në pyetje zotin Malaj.

Dhe si fillim të verifikojë nëse ka sms të tilla por sidomos se çfarë date kanë ato sms.

Ashtu të paktën do kuptojmë se sa kohë, kur dhe për çfarë janë përdorur deri më sot ato sms që nuk fshihen por ruhen në celular për një ditë më të keqe.

Prokuroria e re duhet të bëjë doktrinë me rastin e sms-ve që ruan zoti Malaj në celular. Kështu mbase shkruhet mesazhi i qartë për një klasë të tërë politike, që shantazhin e ka bërë model suksesi dhe levë të ekuilibrit politik.

Kështu mbase hyn në histori dhe Zoti Malaj si rasti i vetëm i politikanit që shërbeu për vendosjen e një standarti në politikë, tamam në diten kur kishte më shumë se 10 vjet i parreshtuar politikisht./ CNA.al

Lajmet e fundit nga