LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili i përgjigjet Ramës/ Po të ishe në Gjermani do dënoheshe me qindra vjet burg

18 Dhjetor 2019, 12:30, Politikë CNA
Vasili i përgjigjet Ramës/ Po të ishe në Gjermani do

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se ligji në Gjermani për mediat është i fortë dhe të çon në burg.

Sipas Vasilit, po të ishte në Gjermani, Rama do dënohej qindra vjet burg.

?Po a do t?i shpetonte në Gjermani burgut Edi Rama kur:
– Grabiste me miliarda euro me Koncesione.
– kur shkelte Kushtetutën dhe përgjysmonte dividentin duke ju vjedhur mbi 150 milionë euro shqiptarëve.
– kur shkelte Kushtetuten dhe grabiste Prokurorinë e Përgjithshme me 69 vota.
– kur shkelte Kushtetutën dhe grabit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
– kur shkelte ligjin dhe grabiste Teatrin Kombëtar
– kur shkelte ligjin dhe grabisnin 40 milionë euro tek Unaza e Re
Po të ishte në Gjermani Edi Rama do dënohej me qindra vjet burg?, shkruan në një postim në rrjetet sociale Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga