LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ti bëjmë këta palaço rezil”/ Avokati bën thirrjen e fortë

18 Dhjetor 2019, 21:27, Politikë CNA
“Ti bëjmë këta palaço rezil”/ Avokati bën

Avokati Edmond Petraj ka reaguar përmes një shënimi në rrjetet sociale, lidhur me ndërmarrjen e një nisme për heqjen e favoreve financiare të ish presidentëve, ish ministrave dhe ish deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas avokatit,  këta marrin sot pension 50.000 lekë të reja për një mandat deputeti, shtesë në pensionet e tyre suplementare, kanë favore për bodiguardët, shpenzimet qeveritare etj.

Reagimi i plotë

Thirrje publike.

Kush është gati që të fillojmë një nismën për heqjen e favoreve financiare të ish presidentëve ish kryeministrave ish ministrave dhe ish deputetëve të Kuvendit të Shqipëris nga 1991 – 2019.
Këta marrin sot pension 50.000 lekë të reja për një mandat deputeti shtesë në pensionet e tyre suplementare.
Kanë favore pa fund bodiguarda makina, shpenzimet qeveritare etj etj…
A e dini se disa nga këta sot deputet që hynë në parlament hynë pikërisht për këtë favor të kenë shtes pensionin e një mandati 50.000 lek të reja në pensionin e tyre…
A e dini që një inxhinier që i ka dhënë këtij vendi ka një pension 38.000 lek të reja, ndërsa këta ish – deputet e kanë pensionin 100.000 lek të reja e më shumë shkojnë deri 200.000 lek të reja plus favoret e tjera…
Çfarë do të bëhet me këta bandit të marrëzisë 30 vjeçare që sabotuar dhe plaçkitën këtë vend.
A jeni gati të ngrëm një grup nismëtar për ti hequr dhe ti detyrojmë të kthejnë prapa të gjitha favore e fituara në këto 30 vite..??
Unë jam gati ti bëjmë këta palaço rezil dhe të përgjigjen para drejtësis për katrahurën 30 vjeçare…

Nga Xhovani SHYTI/ Paratë e taksapaguesve “rrush e kumbulla”për burokratët  politikë

Lajmet e fundit nga