LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari ngre tonet në parlament/ Duhet të jeni më seriozë, aleatët tanë po ngrenë shqetësime

18 Dhjetor 2019, 10:29, Politikë CNA
Rudina Hajdari ngre tonet në parlament/ Duhet të jeni më

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari i ka kërkuar qeverisë të tregohet e kujdeshme me investimet strtategjike, pasi sipas saj edhe aleatët tanë po ngrenë shqetësime.

Rudina Hajdari i kërkoi qeverisë të mos i kthejë sytë nga Kina për qytete “smart”.

Sipas saj prioritetet duhet të jenë investimet perëndimore, por se këta të fundit nuk vinë në Shqipëri për shkak të sistemit të dobët gjyqësor.

?Ne kalojmë ligje pa fund, dhe kjo tregon që kjo qeveri kërkon të shmangë vëmendjen me fjalime që nuk kanë interes për qytetarin shqiptar. Investimet strategjike, uroj të mos jenë që vijnë nga vende si Kina, Turqia, se do të dëmtojnë vendin tonë. Për të projektuar qytete si smart city, këto vijnë të mbështetura nga qeveria e Kinës, ju duhet t’i kontrolloni këto investime dhe të jeni më seriozë, dhe sidomos nga aleatët tanë që po ngrenë shqetësimin për këto investime. Duhet të kthejmë sytë nga vendet perëndimore. Asnjë investim perëndimor nuk ka besim të vijë këtu të hedhë lekë pa pasur një reformë në gjyqësor.?-tha Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga