Connect with Us

Publikohet raporti/ Arsimi shqiptar vlerësim të ulet nga Indeksi Global

Sociale

Publikohet raporti/ Arsimi shqiptar vlerësim të ulet nga Indeksi Global

Publikuar

-

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë në Shqipëri, Qendra Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri (YRCA) dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri (ANYN) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e CRCA/ECPAT Shqipëri, Child and Youth Policy Hub Albania dhe Koalicionit për Arsimin në Shqipëri (ACE), organizuan Forumin Kombëtar “Drejtësia, Arsimi dhe Pjesëmarrja e të Rinjve”.

Forumi i 5-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri” adreson problemet më të prekshme të rinisë në Shqipëri

Forumi është një platformë kombëtare e përvitshme dialogu ndërmjet të rinjve, ligjvënësve dhe politikë-bërësve për çështjet dhe problemet më shqetësuese me të cilat përballen të rinjtë në Shqipëri. Për vitin 2019 tre ishin çështjet thelbësore: Drejtësia Rinore; Arsimi i adoleshentëve dhe të rinjve; Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje.

Raporti i CRCA dhe ANYN “Rinia në Shqipëri 2019” identifikoi disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen të rinjtë dhe të rejat në vend dhe faktorët që ndikojnë në gjendjen ku ndodhet rinia. Kriminaliteti rinor në vitit 2019 arriti në vlerën e 38% të totalit të veprave penale që kryhen në Shqipëri. Ndërkohë që Indeksi Global i të Drejtës së Arsimit, që u prezantua sot gjatë tryezës nga koordinatorja kombëtare e Koalicionit të Arsimit, tregoi se Shqipëria është tepër larg realizimit të të drejtës për arsim cilësor për fëmijët dhe të rinjtë.

Forumi Kombëtar “Rinia në Shqipëri” është platforma më e madhe e debatit dhe diskutimit mbi çështjet e rinisë, që organizohet prej tashmë 5 vjetësh nga CRCA Shqipëri, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Koalicioni i Arsimit. Vitin e kaluar Forumi ishte i vetmi që lehtësoi një debat ndërmjet studentëve protestues dhe Ministres së Arsimit, para se Qeveria të fillonte t’i merrte seriozisht kërkesat e tyre për gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri. Rekomandimet e dala nga Forumi shërbejnë për përmirësimin e politikave dhe programeve për të rinjtë kudo në Shqipëri.

Pjesë e Forumit është edhe Panairi i Organizatave Rinore në Shqipëri, i cili është një
paraqitje e punës së shkëlyer që bëjnë vetë të rinjtë për të rinjtë. Ai shërben gjithashtu për të krijuar ura bashkëpunimi dhe ndarjen e eksperiencave midis organizatave rinore në Shqipëri, të rinjve, donatorëve, institucioneve publike dhe publikut të gjerë.

Në këtë event, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë ANYN, i dhanë edhe Çertifikata Mirënjohjeje aktivistëve, vendimarrësve dhe gazetarëve, të cilët, përgjatë gjithë vitit 2019, kanë qënë zëri dhe imazhi i përpjekjeve dhe punës që ato bëjnë për të rinjtë.

Indeksi Global për të Drejtën në Arsim: Shqipëria mungesë themelore të kushteve për mësim

Indeksi Global për të Drejtën për Arsim, një mekanizëm vlerësimi për të matur
ushtrimin e të drejtës për arsim për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që ndjekin arsimin parauniversitar kudo në botë, i përgatitur nga eksperte te se drejtes per arsim, nga Universiteti i Harvard, UNESCO, Global Campaign for Education dhe Education International etj, bëri publike rezultatet e tij, përfshi edhe ato për Shqipërinë.

Ndonëse në renditjen globale Shqipëria merr përgjithësisht një vlerësim pozitiv, pasi ka një kuadër ligjor dhe të politikave publike të zhvilluar, vendi yne merr vetëm gjysmën e pikëve në aspektet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me faktorët që ndikojnë në cilësinë e arsimimit të fëmijëve. Sipas Indeksit Global, Buxheti i Shtetit, që jepet për arsimimin, arrin të përmbushë vetëm 45% të nevojave të nxënësve për arsimim në Shqipëri. Në vitin 2019, Buxheti i shtetit për arsimin përbëri vetëm 2.55% të GDP, që është i pamjaftueshem per të mbuluar nevojat që ka arsimi parauniversitar. Nga të
dhënat publike të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Financave dhe INSTAT, nuk rezulton që formula e llogaritjes “për fëmijë” të jetë zbatuar ndonjëherë, gjatë përgatitjes së buxhetit për arsimin në Shqipëri, ndaj ekziston edhe një diferencë kaq e gjërë ndërmjet nevojave të fëmijëve dhe asaj që Qeveria investon për arsimimin e tyre.

LEXO EDHE:  Ligji për Arsimin e Lartë/ Studentët gjejnë një formë të veçantë proteste

Rezultatet e PISA 2018, të publikuara vetëm një javë më parë, treguan se buxheti i ulët për arsimin dhe reformave efektive do të vijojne të ndikojnë negativisht në gjendjen e arsimit dhe renditjen e Shqipërisë ndër vendet e fundit në Europë për niveline arritjeve të nxënëseve në lëndët bazë. Indeksi Global çon shqetësime serioze edhe për sigurimin e librave shkollorë falas për të gjithë fëmijët, si dhe mundësitë dhe cilësinë e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshi edhe mjediset e papërshtatshme të të mësuarit për të gjithë nxënësit.

Një tjetër fushë që Indeksi vlerëson dhe jep pikë tepër të ulta është mungesa e mësuesve të trajnuar mirë dhe në vazhdueshmëri, ppër më tepër që Shqipëria ende nuk ka një standart minimal në lidhje me raportin e mësueve cilësorë për nxënës. Gjatë 22 viteve të fundit, reforma e sistemit arsimor nuk është përqëndruar sa duhet në reformimin e profesionit të mësuesit dhe shteti vijon ende të jetë i përfshirë në sistemin e procesit të vlerësimit të mësuesve. Fondet publike në dispozicion për trajnimin e mesuesve janë thuajse inegzistente dhe mësuesve ju kërkohet që të paguajne nga rroga e tyre për aftësimin e tyre të vazhdueshem.

Tekstet mësimore u vlerësuan me zero Pikë nga Indeksi, kjo për shkak se pavarësisht se ligji 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri” (i rishikuar), neni 5 “E drejta e arsimit” përcakton që arsimi i detyrueshëm publik dhe arsimi i mesëm i lartë janë pa pagesë, në të vërtetë fëmijët dhe familjet paguajnë për të siguruar vetë tekstet shkollore. Vetëm klasat 1-5 përfitojnë tekste falas, që përsëri duhet të kthehen mbrapsh në përfundim të vitit arsimor.

Mjedisi mësimor në institucionet shkollore është vlerësuar gjithashtu më gjysmën e pikëve të mundshme, ku Shqipëria mori një rezultat të përgjithshëm prej 50%. Prania e dhunës në shkollë dhe mungesa e një mekanizmi efikas ku nxënësit mund të raportojnë janë parë si dobësitë kryesore të sistemit.

Indeksi në fushën 5, atë të Përshtatshmërisë, evidentoi se arsimi përmbush vetëm 67% të nevojave për arsim për femijët me aftësi të kufizuara dhe për ata të minoriteteve. Mjedisi shkollor sot nuk garanton një akses të plotë që siguron arsim gjithëpërfshirës për fëmijët. Rreth 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten jashtë sistemi të arsimit publik parauniversitar. Gjithashtu Shqipëria nuk ka të dhëna në lidhje me raportin mësues ndihmës i kualifikuar – fëmijë me aftësi të kufizuara. Fakti që politika në punësimin e mësuesve ndihmës ndryshon gjithnjë, e bën të vështirë matjen me efektivitet të këtij indikatori.

Ndërkohë, arsimimi i fëmijëve Rom, përbën një shqetësim serioz, sipas të dhënave të Indeksit. Niveli i ulët i numrit të fëmijëve Rom që ndjekin arsimin parauniversitar e shoqëruar kjo me pamundesinë për të zhvilluar arsimin në gjuhën e tyre dhe kushtet social-ekonomike në të cilat ata jetojnë, i detyron fëmijët Rom të mos e realizojnë të drejtën e tyre për arsimim.

Të dhënat e Indeskit Global për të Drejtën në Arsim dhe ndikimi që ka ai në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë u bënë për herë të parë sot publike nga Koalicioni Për Arsimin në Shqipëri (ACE), përgjatë Forumit të 5-të Rinor Kombëtar: “Drejtësia, Arsimi dhe pjesëmarrja e të Rinjve”.

Indeksi u hartua në bazë të një pyetësori të përbërë më 79 pyetje me një total prej 365 pikësh, dhe përmban të dhëna që monitorojnë aspektet e ushtrimit të të drejtës për arsim. Indeksi është një mekanizëm global i llogaridhënies që synon të sigurojë që të gjithë, pavarësisht se ku jetojnë, gëzojnë të drejtën për arsimim cilësor dhe gjithpërfshirës. Indeksi global monitoron progresin kombëtar dhe zbulon
fushat kyçe që kanë nevojë për përmirësime./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Publikuar

-

Nga

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij.

“Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor”, shprehet ajo teksa apelon për respektimin e protokolleve:
E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë”.

LEXO EDHE:  Ligji për Arsimin e Lartë/ Studentët gjejnë një formë të veçantë proteste



Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Skandal në Arsim/ Fëmijët mësojnë pa libra

Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t’u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Publikuar

-

Nga

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë me një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke kërkuar ndërgjegjësimin e të gjithëve për të respektuar masat anti-Covid.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja e cilëson ditën e nesërme një sfidë për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje.

“Bëhu super hero, mbaj maskën Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19

LEXO EDHE:  Turi dhe Besa si testi i qeverisë për Shqipërinë natyrale që ëndërron Rama

LEXO EDHE:  Turi dhe Besa si testi i qeverisë për Shqipërinë natyrale që ëndërron Rama

Secili mund të japë një dorë për shkolla të sigurta.

Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shkruan ajo./CNA.al



#GatiPërShkollë 🎒📚së bashku me fëmijët për të përballuar sfidën e sigurisë shëndetësore🤗Një mesazh për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për t'ju përgjigjur sfidës së rihapjes së shkollave #SëBASHKU!Për çdo shqetësim, koordinatori i posaçëm i mbrojtjes shëndetësore në çdo shkollë, do të sinjalizojë strukturat e shërbimit shëndetësor, që janë në gatishmëri të plotë👩🏻‍🔬🚑🏥#SUKSESE🙏

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 12. September 2020

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.



Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  “Maturantët i hapën petët lakrorit”/ Artan Fuga e thotë troç: Sistemi arsimor ka dështuar, po i marrim në qafë  

LEXO EDHE:  Arsimi në Shqipëri, në vdekje klinike/ PD publikon shifrat alarmante

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE