Connect with Us

Pse është e mundur rizgjedhja e Donald Trumpit për një mandat tjetër

Blog

Pse është e mundur rizgjedhja e Donald Trumpit për një mandat tjetër

Publikuar

-

Nga John F.Harris, Alex Isenstadt & Daniel Lippman “Politico.eu”

* Nëse presidenti Donald Trump, fiton një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në dallim nga 2016-a, nuk do të ketë shumë njerëz të befasuar nga rezultati. Por ka ende shumë njerëz, që mbeten tërësisht të frikësuar nga një perspektive e tillë.

Si ka mundësi që pas gjithçkaje që ka ndodhur- sondazhet në rënie, humbja në zgjedhjet e mesit të mandatit, impeachment-i i kësaj jave – ky njeri ka ende shanse për një mandat të dytë? Ajo që i bashkon mbështetësit dhe kundërshtarët e Trump, është besimi se për të nuk vlejnë rregullat e zakonshme të politikës.

Por s’ka nevojë të kërkohen shpjegime shumë mistike. Trump ka një shans të mirë për t’u rizgjedhur, së pari pasi nuk ka rënë asnjëherë nën 50 për qind në sondazhe, në aspektin e besueshmërisë. Dhe kjo jo sepse edhe për Trump, vlen dinamika normale e politikës.

Kjo shpjegohet me disa faktorë:

  1. Narrativa. Së pari, fushata e re zgjedhore synon të “ri-ambalazhojë” Trumpin, edhe pse brenda kufijve më të ngushtë të mundshëm për një politikan, imazhi publik i të cilit tashmë është dëmtuar rëndë.
  2. Mesazhi:Trump është padyshim një politikan i vrazhdë. Por karakteri i “djalit plangprishës”, është pikërisht ajo që i duhet vendit, për të prishur një statuskuo të dështuar, dhe ndryshuar raportin e forcave.
  3. Pjesëmarrja:Ndihmësit e Trumpit, pretendojnë se mund të tejkalojnë me 2 për qind ose më shumë sondazhet e tyre në shtetet kryesore. Kjo falë një operacioni të veçantë të mobilizimit të votuesve, që ka të ngjarë të jetë shumë më i organizuar sesa ai i demokratëve.

Mos harroni se në vitin 2016, Trump e humbi me 3 milionë votën kombëtare popullore ndaj rivales Hilari Klinton. Ekipi i tij elektoral, pret që kjo dinamikë të ndodhë sërish, me një elektorat të shqetësuar dhe energjik, që mund të rritet me 20 milionë njerëz, nga 138 milionë që dolën të votojnë herën e fundit.

4.Votuesit e minoriteteve:Trump do të përdorë sloganet me një target lokal, në shtetet kyçe që ndihmuan në zgjedhjet e tij president 3 vjet më parë. Ai do të argumentojë se ecuria e mirë e ekonomisë, i ka ndihmuar shumë afro-amerikanët.

Betejat e narrativave të hartuara nga strategët e Trump, për të rafinuar sadopak imazhin e presidentit, kanë nisur tashmë. Një sondazh vitin e kaluar i Qendrës për Studime Politike Amerikane në Harvard, pyeti amerikanët nëse bien apo jo dakord me një seri deklaratash të presidentit.

Përgjigja e dytë më nivelin më të lartë të pohimit, 58 për qind, është që njerëzit mendojnë se presidenti është “vulgar”. Por vlerësimi më i madh? Që ai është një pengesë e politikës së Uashingtonit. Ndoshta e një rëndësie më të madhe, do të jetë përpjekja për të përcaktuar në terma shumë negative, kandidatin demokrat.

Ndihmësit e Trumpit, nuk e fshehin se do të mirëprisnin një kundërshtar si Berni Sanders apo Elizabet Uorren, të cilët mund t’i denoncojnë përkatësisht si socialist dhe shumë liberalë. Thelbi nuk është risia e kësaj strategjie, por natyra e saj rutinore.

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje ...!

Trump shpreson të përdorë burimet e mëdha financiare të fushatës së tij. Fushata e tij ka tashmë 83 milion dollarë kesh, dhe Komiteti Kombëtar Republikan ka 61 milionë dollarë në bankë, në krahasim me vetëm 8 milionë dollarë që ka aktualisht në dispozicion Komiteti Kombëtar Demokrat.

Ai shpreson të sulmojë fort kandidatin demokrat, para se ai ose ajo të ketë mundësi të plotësojë burimet, pas një lufte të gjatë për nominimin. Kjo është ajo që bëri Barak Obama me Mit Romnin në vitin 2012. Strategjia e Trump, nuk ka të bëjë dhe aq me thyerjen e precedentëve, sesa me shfrytëzimin e avantazheve që kanë punuar shpesh në dobi të presidentëve në detyrë. Presidentët në detyrë, zakonisht humbasin kur ekonomia është e dobët ose kur përballen me kundërshtime ideologjike nga brenda partisë së tyre. Dhe në rastin konkret, nuk kemi asnjërën prej tyre.

Nëse harta zgjedhore mbetet e pandryshuar nga viti 2016, demokratët do të duhet të rifitojnë sërish në 3 shtete Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin për të rimarrë presidencën. Strategët e Trump do të luftojnë për të mbajtur Ohajon, Floridën, Karolinën e Veriut dhe Arizonën, dhe të synojnë të fitojnë në disa shtete që votuan herët e fundit për demokratët, përfshirë Minesotën, Nju Meksikon dhe Nju Hempshajër.

Thelbi në çdo shtet konkurrues, është tejkalimi i sondazheve publike mbi kombinimin e të dhënave dhe punës në terren. Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Xhared Kushner po e drejton fushatën së bashku me menaxherin kryesor Bred Parskeil.

Nga ana tjetër, koncepti që Trump mund të aktivizojë votuesit e rinj, që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 2016-ës, është spekulativ. Ndërkohë, presidenti përballet demoralizimin e disa figurave themeluese të Partisë Republikane në disa shtete, çka nuk do të ndihmojë shumë fushatën për rizgjedhjen e tij.

Gjithsesi Trump mund të krenohet me rritjen e votës së tij në mesin e afro-amerikanëve. Ai mori vetëm 8 për qind të votës së zezakëve në vitin 2016. Nëse këtë herë do të marrë një mbështetje 2-shifrore, kjo do ishte vendimtare në shtetet ku fituesi ndahet me pak vota.

Papunësia e afro-amerikanëve dhe hispanikëve gjatë mandatit të Trump, ka shënuar një ulje rekord. Sondezhet e fundit, kanë treguar vlerësime më të larta për Trump në mesin e burrave afro-amerikanë sesa grave të këtij komuniteti. Meshkujt e admirojnë personalitetin e tij të fortë, ndërsa gratë neveriten nga sjelljet e tij agresive./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Fitorja e socialistit Berni Sanders, po i shtyn në një drejtim të rrezikshëm demokratët në SHBA

Publikuar

-

Nga

Nga David N.Bossie “Fox News”

* Rezultatet e zgjedhjeve brendapartiake në Nju Hempshajër, ofruan shumë pak qartësi në garën e fortë për kandidatin zyrtar të Partisë Demokratike që po dominohet nga socializmi, kaosi dhe një fushë patetike e kandidatëve të krahut të majtë.

Fox Neës e parashikoi se politikani dhe socialisti i karrierës, senatori nga Vermonti Berni Sanders, do të ishte fitues me një rezultat të ngushtë. Ish-kryebashkiaku Pit Batigig, u rendit i dyti, i ndjekur nga senatorja e Minesotas Emi Klobushar.

Kandidatët Endrju Jang dhe senatori Majkëll Benet, u larguan përfundimisht nga gara pas rezultatit shumë të dobët. Në garë kanë mbetur ende 9 demokratë, dhe kjo parandalon mundësinë që secili kandidat të mbledhë shumicën e votave.

Fitorja e Sanders, na tregon se ai po fiton mështetjen e një shumice të vogël të votuesve demokratë për t’u bërë kandidati demokrat zyrtar, që do të garojë kundër presidentit Donald Trump në muajin nëntor. Sanders mori vetëm 26 për qind të votave në Nju Hempshajër, shumë më poshtë se 60 për qind të votave që ai mori kur mposhti Hilari Klintonin në vitin 2016.

Batigig mori pak më shumë se 24 për qind, dhe Klobushar thuajse 20 përqind të votave.

Senatorja Elizabet Uorren dhe ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden u renditën përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë. Asnjëri nga të dy nuk mundi të marrë as 10 për qind të votave, shumë më poshtë nga sa pritej prej tyre.

Rezultatet e së martës, tregojnë se demokratët duhet të shqetësohen për pjesëmarrjen e vogël të votuesve, dhe ndarjet e tyre të mëdha. Vendi i katërt për Uorren, ka të ngjarë të parathotë një dështim të hershëm të kandidaturës së ish-profesoresësh së majtë të Universitetit të Harvardit.

Ritja e Batigig dhe Klobushar, ka ardhur në dëm të kandidaturës së Xho Bajden. Brenda pak javësh, ai ka kaluar nga një favorit, në një ndjekës të të tjerëve. Për herë të tretë që nga viti 1988, Bajden ka dëshmuar se nuk zotëron që duhet për t’u bërë president.

Duket se ai do të vazhdojë garën edhe në Nevada dhe Karolinën e Jugut në fund të këtij muaji, por fushata e tij është e dështuar, dhe të gjithë e dinë tashmë këtë gjë. Kur gara e tij të mbarojë së shpejti, ai dhe djali i tij Hanter duhet të bisedojnë me parnerët e tyre të korruptuar në Ukrainë, para se të shkojnë të përballen me hetuesit në Senatin e SHBA-së.

Këto janë periudha të dëshpëruara për demokratët, teksa po shohin se presidenti Trump renditet lart në sondazhe, dhe fushata e tij po mbledh shuma rekord parash. Demokratët janë aq të shqetësuar mbi zgjedhjet e nëntorit, saqë po hedhin një sy tek kandidatura e diskutueshme e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg.

LEXO EDHE:  SHBA mbështet projektligjin që lufton propagandën ruse

LEXO EDHE:  Pas lëvizjeve të fundit/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Ish-republikani Blumberg, është oportunist i madh në politikë. Propozimet e kopjuara nga e majta të Blumberg, janë po aq të lodhura sa edhe vetë miliarderi. E vetmja gjë që bëjë Majk nëse zgjidhet president, është të shkatërrojë ekonominë e lulëzuar amerikane nën presidencën Trump, përmes rritjes taksave, gjë që do të mbyllë shumë vende pune, dhe do të dëmtojë familjet amerikane.

Sipas një studimi të fundit të organizatës Gallup, 59 për qind e amerikanëve thonë se janë më mirë ekonomikisht se sa një 1 vit më pare, dhe 74 për qind e tyre shprehen se do të jenë edhe më mirë pas 1 viti. Trump është një lider që mishëron premtimin e kapitalizmit të tregut të lirë, sistemi që e ka bërë edhe njëherë ekonominë amerikane zilinë e gjithë botës.

Sot ka dinjitet të punosh shumë, të kesh një punë, të paguash taksat, dhe të sigurosh të ardhmen e familjes tënde. Me një numër rekord amerikanësh të punësuar – përfshirë nivelet rekord të papunësisë së ulët në komunitetet afro-amerikane, hispanike dhe aziatiko-amerikane – është qartë se çdo ditë e më shumë qytetarët amerikanë kanë më shumë mundësi.

Ndërkohë, Berni Sanders ka vetëm fjalë, dhe asnjë punë konkrete. Në vitin 2016 një raport i “Politico”, e përshkroi Sandersin si një politikan që “hartoi rrallë ndonjë ligj në legjislaturën aktuale, apo se nuk kishte lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme” në vitet e tij në Kongres dhe Senat.

E vërteta është se Sanders është një socialist radikal i revoltuar, shumë në të majtë për të bërë kompromis me këdo. Katër dekadat e tij në politikë, janë karakterizuar nga fjalime pesimiste, që përqafojnë politikat e utopive të rreme që nuk ka ekzistuar kurrë, dhe që nuk do të realizohen ndonjëherë.

Me perspektivën që një socialist i thekur të bëhet kandidati zyrtar i PD në zgjedhjet e këtij viti, sigurisht që gjërat po shkojnë më në favor të Donald Trumpit. Por nuk është koha për vetëkënaqësi. Koalicioni i dhjetëra miliona amerikanëve, që besojnë se janë më mirë sot sesa 4 vjet më parë, duhet të luftojnë për atë që besojnë deri në Ditën e Zgjedhjeve, dhe më pas të dalin të votojnë në numra rekord, për të shtypur një herë e përgjithmonë “rebelimin” e rrezikshëm socialist./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Opsionet e Turqisë pakësohen në Siri/ Rusia mbështet lëvizjen e Asadit

Publikuar

-

Nga

Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sjellë forcat turke në konfrontim të drejtpërdrejtë me trupat e Presidentit Asad. Kjo kërcënon të minojë një marrëveshje të brishtë mes Turqisë dhe Rusisë.

Bisedimet për qetësimin e situatës midis përfaqësuesve të Rusisë dhe Turqisë nuk kanë arritur asnjë marrëveshje, pasi 13 ushtarë u vranë gjatë javës së kaluar kur forcat e Presidentit sirian Bashar Asad vazhduan përpjekjet e tyre për të marrë autostradën strategjike M5 për në Alepo nga kryengritësit, për herë të parë që nga viti 2012. Deri në fund të së martës, ishte e paqartë nëse përpjekjet e qeverisë siriane ishin të suksesshme.

Turqia ka dërguar javën e kaluar qindra automjete ushtarake dhe trupa në pozicionet e saj në Idlib, në një nga konfrontimet më serioze midis Turqisë dhe qeverisë së Sirisë në luftën nëntë vjeçare. Megjithëse Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka kërcënuar se qeveria e Asadit do të paguajë “një çmim shumë të lartë” për ushtarët turq të vrarë, ai mund të mos dëshirojë të rrezikojë një përplasje të drejtpërdrejtë me avionët dhe personelin rus që mbështesin forcat siriane, gjë që mund të çojë në një përshkallëzim edhe më të rrezikshëm.

Rusia dhe Turqia nuk janë “të gatshme të heqin dorë as nga parimi as nga terreni” në Idlib, i tha DW Tobias Schneider, studiues në Institutin e Politikës Publike në Berlin. “Ne mund të shohim një përshkallëzim të vogël siç e pamë në vitin 2015, kur turqit rrëzuan një avion rus, dhe pastaj do të shohim se kush do të tërhiqet së pari,” tha Schneider. “Kjo është e panjohura e madhe tani.”

                                                  Sirianë të mbështetur nga Turqia

Soçi 2.0

Pasi Rusia hyri në luftë me mbështetje ajrore për forcat e Asadit në vitin 2015, duke e kthyer dinamikën në favor të regjimit, Turqia mbështeti në vitin 2016 disa grupe kryengritëse, që kërkonin pjesë të veriut të Sirisë. Por një armëpushim i ndërmjetësuar nga qeveritë e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana dhe bisedimet e Soçit tani duken të kërcënuara, pasi Kremlini mbështet ofensivën e Asadit në zonat e kontrolluara nga Turqia.

Kjo e vë Turqinë në një pozitë më të dobët, thotë Schneider. Mosmarrëveshjet e Ankarasë me anëtarët e tjerë të NATO-s e kanë zvogëluar mundësinë që Shtetet e Bashkuara ose vendet evropiane të ndihmojnë në rivendosjen e balancës.

LEXO EDHE:  Milioneri, që i dogjën makinën e shkatërruar/ Zbardhen bëmat e gjyqtarit Andri Ymeri

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje ...!

Më shumë të ngjarë, tha Schneider, është një vazhdim i “kolapsit të ngadaltë të menaxhuar” të Idlibit, pasi Asadi vazhdon të ndërmarrë fushata periodike më të vogla. Të martën, Zyra e OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare paralajmëroi se qyteti i Idlibit, vendstrehimi i 280.000 njerëzve, mund të kthehet në varrezë po të vazhdojnë armiqësitë.

Që nga dhjetori, ofensiva ka zhvendosur 700.000 civilë brenda provincës veriore prej 3 milionë banorësh – më shumë se në çdo kohë tjetër gjatë luftës, sipas OKB-së, me shumë vetë që përballen edhe me të ftohtët ekstrem.

Erdogani ka paralajmëruar se po të kalojnë kufirin një numër i madh refugjatësh, ai do të lejojë që shumë të kalojnë në Bashkimin Evropian, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016. Në atë rast BE-ja me siguri do të rinegociononte me Turqinë dhe ndoshta do të vendoste sanksione kundër saj, thotë Schneider.

“Në një kohë që askush nuk dëshiron një katastrofë në Idlib, evropianët me të vërtetë e shohin atë si një çështje të sigurisë kufitare dhe të migrimit, dhe janë mjaft të sigurtë në aftësinë e tyre për ta përmbajtur atë problem,” thotë ai. “Ata mendojnë se në thelb mund ta zgjidhin këtë duke dërguar shumë çadra dhe duke e mbyllur kufirin.”/ DW

Tom Allinson, Imane Mellouk

LEXO TE PLOTE

Blog

Çmimi barbar për luftën e Hitlerit/ Ç’ndodhi 75 vjet më parë në Drezden?

Publikuar

-

Nga

Drezdeni pandehte se ishte i sigurtë, besonte se mburojë kishte estetikën e veçantë arkitektonike. Por qyteti pagoi një çmim barbar për luftën e Hitlerit duke përjetuar para 70 vjetësh një bombardim të pashembullt.

Drezden 2004. Këshilli i qytetit krijoi një komision ndërdisiplinor, i cili duhet të merret me çështjen: Sa vetë vdiqën gjatë bombardimeve më 13., 14. dhe 15 shkurt 1945? Për dekada me radhë është spekuluar për këto shifra. Flitej për 70.000 të vdekur, si serioze u provua shifra 35.000 – por edhe kjo bazohej vetëm në vlerësime. Komisioni Drezden ka arritur në konkluzionin e vet. 25.000 të vdekur prej bombave e ka llogaritur ai dhe ky numër është paraqitur në raportin përfundimtar, i cili u publikua në vitin 2010.

Shkatërrimi vetëm në 23 minuta

Ndërkohë që me më shumë preçizion mund të dekumentohet ajo që ndodhi mbi Drezden 75 vjet më parë. Më 13 shkurt u nisën 245 avionë katër-motorik të tipit “Lancaster” nga Anglia. Kjo ishte flota e 5-të bombarduese britanike. Destinacioni i saj: Drezdeni, qytet anës Elbës. Një qytet që asokohe kishte 630.000 banorë me – siç vlerësohej – edhe rreth qindra mijëra refugjatë. Drezdeni nga pikëpamja strategjike dhe ekonomike ishte i parëndësishëm për ecurinë e luftës në përgjithësi, fati i së cilës qe përcaktuar tashmë qysh në vitin 1944.

Shkatërrimi i Drezdenit

Në orën 21:39 gjëmuan sirenat e alarmit në qytetin anës Elbës. Rreth 3.000 bomba të rënda shpërthyese, 250 bomba me rreze djegëse dhe 400.000 bomba flakëhedhëse vërshuan mbi “Firencen e Elbës’, siç quhet ndryshe Drezdeni, i cili shquhet për bukurinë arkitektonike dhe pasurinë e artefakteve. E gjitha kjo ndodhi në vetëm 23 minuta. Qendra e qytetit u bë prush në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ndriçimi i zjarrit ishte aq intensiv sa që pilotët britanikë kanë protokolluar se kanë parë Drezdenin të digjet që nga distanca mbi 320 kilometra dhe nga 6.700 metra lartësi. Nxehtësia arrinte temperatura, që shkrijnë edhe qelqin e shisheve nëpër bodrumet e farmacive. Gjatë dy valëve të sulmit të bombarduesve britanikë dhe një sulmi pasues të SHBA u rrafshuan rreth 15 kilometra katror të qytetit.

Në shkatërrimin e Drezdenit ishin të përfshirë pilotë britanikë dhe amerikanë, por njëri kishte komandën: Arthur Harris, “komandant i përgjithshëm” i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). Njeriu i Churchill-it i ngarkuar për bombardimin masiv të Gjermanisë naziste, një mjet lufte për të demoralizuar armikun.

Arthur “Kasapi” Harris

“Asnjë hobby. S’ka lexuar asnjëherë ndonjë libër. Nuk e pëlqen muzikën. Jetonte vetëm për punën e tij.” Një nga përshkrimet më konçize mbi qenien e ushtarakut të lartë britanik, i cili edhe sot e kësaj dite është figurë mjaft e kontestuar. Harris ishte një antipod i britanikut. Ai nuk e njihte njerëzillëkun dhe mirësjelljen, ai ishte i vrazhdë dhe për më tepër shpesh edhe njeri që fyente. Shumë e quanin atë thjesht “Butcher”, kasap. Qysh në periudhën mes dy luftërave botërore Harris e kishte zbuluar pasionin e tij për luftën ajrore. Në Pakistan dhe Irak, ai kishte qenë komandant i skuadroneve të RAF, shpesh fluturonte vetë dhe preferonte të përdorte bomba me zjarr kundër kurdëve dhe arabëve. Kasollet e tyre prej kashte digjeshin me flakë deri në qiell. Ai entuziazmohej prej efektit të luftës ajrore.

Ashtu si shumë oficerë të aviacionit ushtarak edhe jashtë Mbretërisë, Harris besonte në superioritetin ushtarak të bombarduesve. Që në fillim të vitit 1943 ai besonte se vetëm nga ajri pa mobilizimin e trupave të këmbësorisë do të mund ta çonte Gjermaninë drejt kapitullimit. Një vit më pas, në 1944, Harris arrin në konkluzionin, se 45 nga 60 qytetet e mëdha gjermane ishin shkatërruar. Duke përfshirë edhe Këlnin e Hamburgun. Tani duhet të përfundojë pjesa tjetër, kërkoi ai. Drezdeni është një prej tyre.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki/ Zgjidhet për herë të parë një grua

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje ...!

Monumenti i Martin Lutherit rrëzohet nga bombardimet

Luftë qyteteve

Disa historianë shohin në bombardimin e Drezdenit një element të rritjes së bashkëpunimit ushtarak mes fuqive perëndimore dhe Bashkimit Sovjetik në etapën e fundit të luftës. Pasi kishte mbetur në vendnumëro ofensiva e Forcave Aleate kundër Gjermanisë në Frontin Perëndimor që nga fundi i 1944, në të njëjtën kohë që Ushtria e Kuqe po përparonte më shpejt në lindje, Churchill-i në janar, pak para Konferencës së Jaltës, udhëzoi të verifikohej nëse tani “Berlini … e gjithashtu edhe qytete të tjera të mëdha në lindje të Gjermaninë… .ndoshta nuk ishin objektiva që ia vlenin.” E gjitha kjo për t’i tërhequr vëmendjen Moskës, sepse Stalini kishte dyshime. Për vite të tëra ai kishte kërkuar nga fuqitë perëndimore, hapjen e një fronti të dytë në Perëndim. Një tezë tjetër ndjek logjikën: Meqënëse sovjetikëve u ishte premtuar Gjermania Qendrore si zonë e pushtimit para Konferencës së Jaltës, britanikët dhe amerikanët u turrën me një vrull të shfrenuar shkatërrimi ndaj Drezdenit dhe qyteteve të tjera në Lindje të Gjermanisë.

Por pavarësisht nga kjo, Drezdeni ishte në planin e Harris-it. Dhe ka pasur paralajmërime shumë kohë përpara 13 shkurtit. Lajmet e radiove si dhe gazetat e vendeve aleate paralajmëronin skenarin, se çdo qytet gjerman mund të kthehej në një qytet-front, për aq kohë sa vazhdonte lufta. Drezdeni ishte përveç kësaj edhe një udhëkryq i rëndësishëm i linjave hekurudhore si të Lindjes edhe të Perëndimit, ashtu edhe të Veriut e Jugut. Gjithashtu aleatët e konsideronin Drezdenin si një qendër të mundshme të tërheqjes së Hitlerit dhe nazistëve në rast se do të ndërpriteshin nyjet e qarkullimit Berlin dhe Lajpcig si linja furnizimi. Drezden pra ishte në fokus dhe Churchill-i ishte padyshim më shumë se vetëm një tolerues i praktikave të pamëshirshme të strategut të tij të aviacionit Harris. Këtë ai e ka deklaruar pak para vdekjes së tij, se Drezdeni “në atë kohë konsiderohej nga njerëz që ishin shumë më të rëndësishëm se unë, si një domosdoshmëri ushtarake”.

Monumenti i Arthur Harris në Londër

Akti dhe dorasi – një çështje e diskutueshme edhe sot e kësaj dite

Ushtria e Kuqe nën Marshall Zhukovin në shkurt të vitit 1945 ndodhej vetëm 80 kilometra në lindje të Drezdenit, kur bombarduesit britanikë dhe amerikanë donin t’i demonstronin sovjetikëve një shenjë bashkëpunimi kundër Gjermanisë së Hitlerit. “Një barbari të tillë nuk do ta kishte bërë kurrë ushtria sovjetike”, ka gjykuar më vonë Zhukovi. Edhe në Angli bombardimi i Drezdenit vazhdon të jetë një çështje e diskutueshme. Kur në vitin 1992, “bombarduesit Harri” iu kushtua në qendër të Londrës një statujë bronzi 2,70 metra e lartë Queen Mum e vlerësoi atë si “lider frymëzues”, ndërsa qindra protestues thërrisnin “vrasës në masë, vrasës në masë”./ DW

LEXO TE PLOTE