LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk më kanë pranuar në PS”/ Malaj flet për debatin me Ramën

18 Dhjetor 2019, 22:32, Politikë CNA
“Nuk më kanë pranuar në PS”/ Malaj flet për

Ish-anëtari i Bordit të Bankës së Shqipërisë ka treguar raportet me kryeministrin Edi Rama para dhe pas shkarkimit të tij.

Malaj tha se nga ana e tij raportet kanë qenë korrekte, por nga ana e Ramës pretendon se kanë qenë thikë pas shpine, ndërsa tregoi edhe një zënkë që kishin pasur në vitin 1998.

?Raportet e mia me Ramën nga ana ime kanë qenë korrekte, ndërsa nga ana e tij ka qenë thikë mbrapa shpine. Kemi pasur edhe një debat në 1998-ën që me mentalitetin e tij që  Rama donte t?i menaxhonte vetë mbledhjet e qeverisë. Unë kam bërë një debat dhe më ka thënë pse je kaq i ashpër me mua, pse nuk më trajton dhe mua si gjithë tjerët dhe i kam thënë unë i trajtoj fëmijët të gjithë, por nuk trajtoj ashtu siç ti e meriton, ata që shesin gjithcka me qira, ky ishte morali?, deklaroi ai në emisionin “Opinion”.

Gjithashtu Malaj tregoi se nuk është më pjesë e Partisë Socialsite dhe se Rama nuk e ka pranuar, ndonëse ka aplikuar dy herë.

?Kam aplikuar online po s?më kanë pranuar, se Rama thotë se me një klik mund të bëhesh anëtar i PS-së. Kam klikuar dy herë. Është tjetër gjë të jesh anëtar i thjeshtë dhe kjo ka të bëjë me kontributet e mia, me rrënjët e mia në PS dhe nuk më vjen turp që nga një njeri shumë i lartë të kthehem në një njeri të thjeshtë të PS-së, po të mos pranohesh edhe anëtar kjo është turp për ata?, theksoi ish-ministri i Financave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga