LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis puna për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet

18 Dhjetor 2019, 16:26, Sociale CNA
Nis puna për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet

Pas miratimit dy ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka nisur puna për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet e shpallura të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Heqja ka nisur që në orët e para të mëngjesit nga punonjësit e institucioneve të Bashkisë së Tiranës, të ndihmuar nga efektivët e Policisë Bashkiake.

Ndërkaq, në rastet kur pallatet nuk kanë dëmtime strukturore, heqja e depozitave të ujit është detyrë e vetë banorëve dhe e administratorit të pallatit.

Tashmë depozitat e ujit do të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, ndërsa përgjegjës për administrimin dhe sigurinë e depozitave të përbashkëta është administratori i pallatit./CNA.al

Lajmet e fundit nga