LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Fabjan Topollaj/ Tahiri dhe Salianji janë të pafajshëm

18 Dhjetor 2019, 19:28, Politikë CNA
Nga Fabjan Topollaj/ Tahiri dhe Salianji janë të pafajshëm

Ndërsa shoqëria priste ndëshkimin e peshqve të mëdhenj, pas Tahirit, ministrit kampion të qeverisë së Rilindjes, dje gjykata dënoi me nje vit burg Ervin Salianjin, një nga eksponentët kryesor të opozitës. Më shumë se sa nxitimi për të vendosur barazpeshën midis kampeve politike, më ironikja qëndron tek emrat e përzgjedhur për tu bërë kurban në këtë rast.

Si Tahiri dhe Salianji janë jo vetëm të rinj në moshë por dhe në politikë. Të dy gjithashtu kanë qenë të përzgjedhur personalisht nga kryetarët e partive të tyre, dhe kanë spikatur në zellin për tju shërbyer këtyre të fundit në cdo rrethanë. E më shumë se të tjerët, ata kanë qenë simboli i politikës së vjetër ndër politikanët e rinj.

Tahiri, Ministri i Brendshëm i Ramës, ndoshta ishte i vetmi që ja kalonte këtij për kontaktet me eksponentët e botës së krimit. Aq sa u akuzua nga prokuroria si i përfshirë personalisht në trafikun e kanabisit duke cuditur ndoshta edhe vetë Ramën, ideatorin politik të kanabizimit të vendit në atë kohë. Ndërsa Salianji, i emëruar nga Basha si sekretar i aksionit qytetar për denoncimin e aferave publike, sikur të mos i mjaftonin skandalet me bollëk të qeverisë, është dënuar nga gjykata për fabrikim të tillash. Protagonizmi si qëllim në vetvete prodhoi rastin ?Babale? vetëm sa për të zhvleftësuar atë që e kishte vulosur Gjykata Italiane me vendim të formës së prerë, se vëllai i Ministrit Xhafa ishte trafikant droge.

Ama nuk është i rastësishëm fakti që liderët e partive kryesore në vend sa herë promovojnë të rinj në politikë, zgjedhin të ngjashmit e vet. As fakti që rishtarët, prej të cilëve pritet të vijë një frymë e re, tejkalojnë të vjetrën sa herë ju jepet mundësia. Sepse në Shqipëri është themeluar një sistem i tërë politik që prodhon mutacione të tilla, ai që njihet ndryshe si ?Sistemi i Kryetarokracisë?. Kryetarët e partive kryesore kanë monopolin e promovimit, sepse ata hartojnë listat e deputetëve, të ministrave etj. Ndërsa të rinjtë ambicien për karrierë të shpejtë. Të dytët e kanë të sigurt rrugëtimin vetëm nëse gëzojnë simpatinë dhe përzgjidhen prej kryetarëve. Sepse sa per ndryshimin e rendit të gjërave prej tyre as që bëhet fjalë, të paktën pas shuarjes së protestës studentore kundër establishmentit një vit më parë ku kontributin më të madh e dhanë vetë të rinjtë e forumeve rinore partiake.

Ndaj nuk kemi pse presim asgjë tjetër prej të rinjve në politikë nëse nuk ndryshojmë këtë sistem të shpifur qe funksionon në Shqipëri prej vitesh. Por deri atëherë nuk ka asnje vlerë të dënojmë disa poitikanë të rinj në moshë që sot ngjajnë edhe më të vjetër se shefat e tyre. Sepse kjo vetëm sa forcon kryetarokracinë e këtij sistemi, e cila me rastin e burgut të Salianjit dhe Tahirit mund të justifikohet se në Shqipëri na paska përfunduar koha e pandëshkueshmërisë.

Lajmet e fundit nga