LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëse Apeli lë në fuqi vendimin?/ Salianji: Do shkoj në burg me dinjitet

18 Dhjetor 2019, 21:58, Politikë CNA
Nëse Apeli lë në fuqi vendimin?/ Salianji: Do shkoj në burg

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është pjesë e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme, ku si temë diskutimi ka qenë vendimi që dha paraditen e sotme Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, e cila e dënoi me një vit burg.

Ndërsa e ka vlerësuar këtë akt gjyqësor të urdhëruar nga politika e mazhorancës, i pyetur nga moderatori i emisionit se çfarë do të bëjë nëse edhe Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e dënimit të asaj të Tiranës: Do të shkojë në burg apo do të arratiset”, Salianji u përgjigj përsëritshëm se do respektojë vendimin.

?Padiskutim, pa asnjë lloj diskutimi që do shkoj në burg, në atë burg që do të caktojë Gjykata. Do shkoj me dinjitet në burg dhe do ta bëj burgun,  ashtu siç kanë bërë sakrificë qindra mijëra njerëz për të vërtetën, për të drejtën?, tha ish-deputeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga