Connect with Us

“Mos u shtir, ke futur hundët për të më prishur punë”/ Kejvina Kthella i kthehet Einxhel Shkirës: Mos me detyro të publikoj mesazhet

Lajme

“Mos u shtir, ke futur hundët për të më prishur punë”/ Kejvina Kthella i kthehet Einxhel Shkirës: Mos me detyro të publikoj mesazhet

Publikuar

-

Ish veliana e njohur Kejvina Kthella i është përgjigjur deklaratës së Einxhel Shkirës e cila tentori t’i jepete fund “dramës” mes tyre.

Moderatorja tha dje se është feministe, nuk xhelozon dhe nuk ka komplekste.

“Dua vetëm të them një gjë. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, gjithmonë jam përpjekur që të eci krahë për krahë. Unë nuk kam xhelozi, sepse në momentin që do të kem xhelozi i bie që të kem disa mangësira te vetja. Unë nuk kam mangësira dhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja ose diçka ndryshe. Nuk kam asnjëherë kompleksitetin ndaj femrave të tjera. Nuk dua as t’u prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as t’u fus intriga,” tha Einxhel.
Ndërkohë sot, kejvina i është përgjigjur përmes një postimi në Instagram.
“Hahahaha, moj Einxhel Shkira ça [sic] na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtet në ato budallallëqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve e të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur,” thotë Kejvina. “Si te projekti im për shembull, që ke futur hundët për të më prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije. Ça [sic] është kjo mbështetje?”
“Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtetë,” përfundon ajo.

LEXO EDHE:  E pazakontë/ Grushta dhe shkelma mes protestuesve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Fiks Fare/ “Pikë bastesh” brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në Burgun e Peqinit, i cili është i sigurisë së lartë. Burgu “drejtohet” nga të dënuarit, të cilët pasi dalin për xhiro në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mund të bëjnë të njëjta aktivitete si në liri.

Megjithëse pas datës 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për ndalimin e basteve sportive në të gjithë Shqipërinë, në këtë burg mund të luash në liri të plotë.

Kjo liri duket se i ka “rehabilituar” këta të dënuar, që veprojnë sikur të mos iu ishte hequr liria. Ndryshe nga mijëra lokale në Shqipëri që janë mbyllur, burgu është kthyer në një kazino të madhe, ku të dënuarit për krime të rënda argëtohen duke plotësuar skedina.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se në këtë burg, të dënuarit luajnë me baste sportive. Madje, gjithçka është e organizuar, ku të burgosurit kanë edhe kuota mujore. Ata paguajnë shitësin e dyqanit të burgut, i cili ka edhe një kompjuter ku hedh pikërisht bastet sportive. Më pas biletat ua dërgon të burgosurve në qeli. “Kemi kuotë mujore. Ne kemi disa karta banke dhe çdo muaj i kalojmë shitësit nga 40 apo 50 mijë lekë (te vjetra) për baste. I themi që kjo është për baste”,- thotë një i burgosur që telefonoi nga numri i kabinës së burgut.

Pas këtij informacioni, një i afërm i një të burgosuri përgatit një biletë me ndeshjet e kampionateve të futbollit në Europë. Ndeshjen Sauthempton kundër Lesterit, e vendos dysh, pra fiton Lesteri. Në Francë, luante Nantë me Monakon, ku parashikon se mund të ketë 3 ose më shumë gola. Në Gjermani luhej Mainzi kundër Këlnit, për të cilën vendos se do të ketë 2 deri në 3 gola. Në të njëjtën ditë luhej edhe ndeshja e Serisë A, Verona me Sasuolon, ku parashikon se fitonte Verona.

LEXO EDHE:  Bleona sherr me ndjekësen në Instagram: “Kafsha e egër e pyllit”

LEXO EDHE:  Bleona sherr me ndjekësen në Instagram: "Kafsha e egër e pyllit"

Në Spanjë parashikoi se Vilareali do të fitonte kundër Alaveshit.
Këtë biletë qytetari e dërgon në burgun e Peqinit. Ai shkoi vetë ku para derës së burgut të Peqinit takoi shitësin që ka dyqan brenda dhe jashtë burgut.Qytetari i jep 5 mijë lekë të reja shitësit që i afërmi i tij brenda në burg të hedhë baste, ndërkohë që i kërkon që të vërë edhe vetë një skedinë me 1000 lekë të reja. Shitësi i thotë se hedh baste vetëm për të burgosurit, ndërsa pranon edhe ndeshjet që ka përgatitur qytetari. Pasi e shikon biletën, i thotë të afërmit të burgosurit se një nga ndeshjet që kishte përgatitur, ajo e Bundesligës mes Mainzit dhe Këlnit nuk mund ta hidhte 2 deri në 3 gola. Shitësi i sugjeroi ta vendoste 2 ose më shumë gola, pasi me atë parashikim që kishte bërë qytetari nuk mund të vendosej bast. Ai thotë se biletat i dërgon në qelitë e të burgosurve.

Disa ditë pas kësaj bisede, qytetari merr nga i burgosuri biletën e ndeshjeve që kishte parashikuar. Në këtë biletë, ai hodhi 1000 lekë të reja me koefiçent 20 dhe fitimi i mundshëm ishte rreth 200 mijë lekë të vjetra. Fatkeqësisht për të burgosurin, bileta nuk ishte fituese!
Ndërkohë, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën edhe dhjetëra bileta të tjera, ku të burgosurit kishin harxhuar miliona lekë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Grafiku i frikshëm/ Popullsia e Shqipërisë në rënie pa kthim

Publikuar

-

Nga

Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore e po vjen në pikiatë Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1 për qind në raport me 2018

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019, shtesa natyrore që mat diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte vetëm 6624 persona. Një vit më parë shtesa natyrore ishte 7130 persona, ndërsa në vitin 1990 shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit ose gati 12 herë më e lartë se në vitin 2019.

Në vitin 1990 kishim 82 mijë lindje kundrejt 28 mijë lindje në vitin 2019 ose gati tre herë më pak.

Në Vitin 1990 kishim 18 mijë vdekje në vit, ndërsa në vitin 2019 janë shënuar mbi 22 mijë vdekje në vit, kjo për shkak edhe të plakjes së popullsisë, duke pësuar një rritje me 20 për qind në raport me vitin 1990.

Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3%,krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte21.937persona,duke shënuar një rritje me 0,6%.krahasuar me një vit më parë.

LEXO EDHE:  “Të paguan Edi Rama”/ Kryemadhi i hakërrehet Bolinos

LEXO EDHE:  “Të paguan Edi Rama”/ Kryemadhi i hakërrehet Bolinos

2019, lindjet me rënie në 8 qarqe

Gjatë vitit 2019,katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie. –

Numri më i madh i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje, për vitin 2019.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018,e zë qarku i Kukësit me 15,9 %,ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë qarku i Lezhës me 7,6 %.

Vdekjet, bien në Elbasan rriten në Kukës

Gjatë vitit 2019,gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë shënua rrritje. Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi në qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018 e zë qarku i Elbasanit me 5,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë qarku i Kukësit me 7,4%./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Soreca takim me kreun e SPAK, Arben Kraja/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka folur me Krajën rreth sfidave të SPAK.

“Folëm për sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese” shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE