Connect with Us

“Mos kritiko Lali Erin se të heqim nga banka”/ Malaj sjell provat si u kërcënua nga Taulant Balla

Politikë

“Mos kritiko Lali Erin se të heqim nga banka”/ Malaj sjell provat si u kërcënua nga Taulant Balla

Publikuar

-

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i cili u shkarkua sot nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me 72 vota, ka treguar dhe arsyet që çuan në këtë vendim.

Sipas Malajt, Taulant Balla e ka kërcënuar me sms që të mos kritikojë qeverinë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Jam kërcënuar nga Taulant Balla. I kam me sms dhe do ndjek rrugën ligjore. Unë i kam thënë Taulant Ballës, mua smë ka trembur dot Sali Berisha kur më kërcënonin me jetë në 97-tën, jo të më trembësh ti për një karrige. Këto janë të gjitha procese që do shkojnë deri në Stazburg,”ka denoncuar ish ministri dhe ish deputeti socialist, Arben Malaj, nga studioja e emisionit “Opinion”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    19 Dhjetor, 2019 at 9:19 am

    Berisha thote njelloj edhe Meta. Te dy jane burra malcie. Edhe ky kokorosh Malaj ka vetine e shqiptarit trim.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  Bashkia “me dy fytyra” përfshihet në skandalin e radhës

LEXO EDHE:  Foto dite/Gazetarët lumturohen kur takojnë lali Erin

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama merr në mbrojtje Dakon dhe Tom Doshin/ “E kam mik edhe po u fut në burg”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe ish-deputetit Tom Doshi.

Kreu i qeverisë pretendon se me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë dhe nuk i kanë kërkuar kurrë njëri-tjetrit të bëjnë shkelje.

Rama deklaroi më tej se për të dhe familjen e tij nuk gjen asnjë qindarkë të nxjerrë nga krimi, ndërsa për Dakon theksoi se do ta ketë mik edhe nëse futet në burg.

“Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti. Nuk ma përcakton Departamenti i Shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime, edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë, kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar, as kemi bashkëpunuar as i kemi kërkuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të Republikës të Shqipërisë, asnjë”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Arben Malaj akuza të forta Ramës/ Do t’i drejtohem Strasburgut

LEXO EDHE:  Gazetari ironizon me medien dhe "Lali Erin"/ Pemëmedie-mania, si kullë e shëndetshme...

Gjithashtu, kryeministri pranoi edhe miqësinë me Tom Doshin, duke thënë se do vazhdojë ta ketë mik.

“Tom Doshin e kam përjashtuar nga PS, por nuk mund ta përjashtoj dot nga Shqipëria, nga politika dhe mbi të gjitha Tom Doshi nuk ka ardhur aty me makinën time, ka ardhur me votat e popullit të Shkodrës. Unë nuk mund të mohoj që ka qenë dhe është miku im. Unë komandohem nga morali im”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bandat kërkojnë favore”/ Paloka sjell faktet: Rama i telefonon vetë kriminelët

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demoratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Rama se ka kontakte dhe telefonata të drejtpërdrejta me kriminelët nga Shkodra deri në Sarandë.

I ftuar në emisionin “Real Story” Paloka ka përmendur atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja duke thënë se personi me të cilin ai ndodhej në automjet, ”Rrumi i Shijakut” ka bërë vota për Ramën në zonën e tij.

Më tej ai shton se në kohën kur deputeti i PS Bashkim Fino kandidonte për President të Federatës Shqiptare të Futbollit në  2018 Rama ka telefonuar kriminelë në Shkodër.

“Kjo histori ka nisur që me atenatin ndaj atij prokurorit në Durrës. Dhe ka nisur Rrumi këtej dhe Rrumi andej.
Por a e di ti që Rrumi i Shijakut ka qenë nga njerëzit kryesorë që i ka bërë votat aty. Janë dy dosje në prokurori që po shkojnë si top futbolli. Kur krimi të bën favor në zgjedhje të kërkon favorin në këmbim. Ky i merr në telefon vetë, një nga arsyet që nuk duhet të jetë .
Ka telefonata nga Shkodra në Vlorë. Në Shkodër ka marrë telefon kriminelë për FSHF kur kandidonte Fino për kryetar. Madje ai që ka kontaktuar ka edhe dosjen.
Të gjitha janë të lidhura. Nëse i fut bandat në zgjedhje atëhere ato të kërkojnë favor”, tha Paloka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE