LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha i bën Ramës, qoken e radhës

18 Dhjetor 2019, 13:43, Politikë CNA
Lulzim Basha i bën Ramës, qoken e radhës

Një ndër temat më të debatuara kohët e fundit është ajo e ligjit të censurës kundër medias, që ka propozuar qeveria.

Paketa në fjalë ka sjellë reagime të shumta, nga gazetarë, analistë, profesorë, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Ndërkohë që sot projektligji ka shkuar edhe në Kuvend dhe pritet që të votohet, aktivistë dhe gazetarë kanë protestuar para parlamentit.

Në mbështetje të gazetarëve kishte edhe personazhe të politikës, por një detaj që ra në sy ishte mungesa e kreut të partisë më të madhe opozitare në vend, Lulzim Basha.

Ndërkohë që sot politika ?zien?, kreu i Republikës së re, duket se vijon të ?flejë gjumë?, pasi jo vetëm që nuk iu bashkua protestës së gazetarëve, nuk doli në mbështetje të tyre, por sot ditën që ligji pritet të miratohet, nuk ka pasur asnjë reagim nga Lulzim Basha.

Basha edhe sot bëri atë që di të bëjë më mirë, edhe gazetarët i tradhëtoi, ashtu siç bëri edhe me protestuesit e Rrugës së Kombit, edhe me banorët e Unazës së re, edhe me artistët e Teatrit.

Basha këtë di të bëjë dhe këtë bën në çdo rast, tradhëton të gjithë, duke i bërë shërbimin e radhës kryeministrit, ashtu siç bëri edhe ditën e sotme.

Në çdo rast mjaftohet me një fjali të vetme, ?do ta zhbëjmë sapo të vimë në pushtet?. Sigurisht nëse do të vijë në pushtet ndonjëherë, sepse gjasat duken krejt ndryshe, me shërbimet që ai i bën çdo ditë aleatit të tij në qeveri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga