LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krimineli famëzi” / Berisha “kryqëzon” gjykatësin pas dënimit të Salianjit

18 Dhjetor 2019, 18:22, Politikë CNA
“Krimineli famëzi” / Berisha “kryqëzon”

Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të dënuar ish-deputetin Ervin Salianji.

Duke e konsideruar si një vendim politik mafioz, Berisha shkruan se dënimi i Salianjit, dëshmon shkatërrimin dhe nënshtrimin përfundimtar të drejtësisë dhe instalimin e narkoshtetit.

?Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Mafia nepemermjet sherbetorit te tij, anetarit-gjykates te bandes se Aldo Bares, kriminelit faqezi qe nuk njeh ligj as moral pervec padroneve te tij, denoi me 1 vit burg ishdeputetin Ervin Saljani per fajin e vetem sepse ai provoi para botes lidhjet direkte te Edvinit, Faqezi Xhafes me supertrafikantin nderkombetar Agron/Geron Xhafa.

Denimi i Ervin Saljanit nga Edvin Mafia nepermjet gjykatesit famezi, mafioz, Gjermeni ne nje akt te pashembullt ne Europen e pas renies se perdes se hekurt, ne nje proces mafioz, stalinist deshmon shkaterrimin dhe nenshtrimin perfundimtar te drejtesise prej tij dhe instalimin perfundimtar te narkoshtetit ne Shqiperi.

Ky denim eshte nje kushtrim per çdo qytetar te ketij vendi te ngrihet per te shporrur sa me pare kalbesiren Edvin Mafia dhe narkoqeverine e tij nga pushteti.?, shkruan Berisha në reagimin e plotë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga