Connect with Us

Humbën djalin në Gërdec/ Çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjes “Mediu”

Kronika

Humbën djalin në Gërdec/ Çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjes “Mediu”

Publikuar

-

Feruzan dhe Zamira Durdaj, dy prindërit e Edison Durdaj, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, kërkojnë marrjen të pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Kërkesa e çiftit Durdaj është kanalizuar nëpërmjet një padie në gjykatën e Tiranës, të cilët në cilësinë e personave të dëmtuar rëndë nga tragjedia e Gërdecit, kërkojnë që ish-ministri Mediu, të merret i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja kundër tij ti përcillet gjykatës, me qëllim përballjen si i pandehur para ligjit.

Momentalisht kjo kërkesë padi, është ende në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ka një vendimarje për revokimin ose jo të vendimit nr.6 të 14 shtatorit 2009. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është njeriu i parë që firmosi për dhënien e lejes së demontimit të armëve dhe municionit të kalibrave të ndryshëm, në një zonë të banuar, siç ishte fshati Gërdec. Në këtë tragjedi të ndodhur në 15 mars 2018 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Kujtojmë që Mediu në vitin 2009 u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja në ngarkim të tij, shkoi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, sipas Kodit Penal Ushtarak.

LEXO EDHE:  Vetting-u, ankth dhe barazim/ Gjyqtarët ndahen para vendimit

Por një kolegj i kësaj gjykate në datën 14 shtator 2009, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për Mediun, me argumentin se ai kishte imunitet dhe se prokuroria, gjatë hetimeve të kryera, kishte kryer veprime pa marrë miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në atë periudhë ky vendim u cilësua si totalisht i paligjshëm, pasi Gjykata e Lartë, mori atributet e Prokurorisë duke vendosur pushimin e ndjekjes panale për të pandehurin Mediu. Pavarësisht ligjshmërisë së vendimit, vendimarrja ishte e Gjykatës së Lartë dhe për pasojë duhej të respektohej. Por sot pas 10 vitesh nga kjo vendimarrje, çifti i bashkëshortëve Durdaj, kërkon që vendimi i Gjykatës së Lartë të shfuqizohet dhe më pas dosja me nr.3 e vitit 2008 të dërgohet në gjykatë me të pandehur Fatmir Mediu./ Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  Vetting-u, ankth dhe barazim/ Gjyqtarët ndahen para vendimit

LEXO EDHE:  Gjyqtarët i tregojnë "dhëmbët"/ Burg për gruan që vodhi patatina për fëmijët

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Dy makina digjen një ditë para përplasjes me armë/ Policia e Shkodrës fsheh ngjarjen”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e punonjësi të policisë së shtetit, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Shkodër,

Sipas policit, një ditë para përplasjes me armë që ndodhi në Shkodër, dy makinave u është vënë zjarri.

Ai sqaon se dy makinat ti “Golf” janë djegur te kinemaja në mes të natës.
Punonjësi i policisë ngre dyshime se policët mund te kenë marrë lekë për të mbajtur të fshehur ngjarjen.

“Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender Shkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder. Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.
A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet. A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde nShkoder dhe kush i ka vu zjarrin?
A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune? Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave Anonim te lutem se me hekun prej punet”, shkruhet në mesazhin e dërguar tek Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  Vetting-u, ankth dhe barazim/ Gjyqtarët ndahen para vendimit

LEXO EDHE:  Ndryshonte vendimet e gjykatës/ Prangoset ish-sekretarja në Gjykatën Administrative 

LEXO TE PLOTE