LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjyqi politik”/ Malaj paralajmëron Ramën: Do ballafaqohemi në gjykatë

18 Dhjetor 2019, 17:21, Politikë CNA
“Gjyqi politik”/ Malaj paralajmëron Ramën: Do

Ish ministri i Finacave, Arben Malaj, ka mbajtur sot fjalim para Kuvendit që kërkon shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Duke e konsideruar si një goditje pas shpine, Malaj tha se po shkarkohet vetëm se ka guxuar të thotë fjalën e lirë.

Ndërsa theksoi se sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj atje këtë çështje.

?Kërkesa për heqje imuniteti kanë ardhur edhe dy herë të tjera në këtë parlament por kanë dështuar. Heqja e imunitetit dështoi në vitin ?92 kur deputetët me integritet refuzuan ti heqin imunitetin Rulit dhe Rukës. Në vitin 2004, PS-ja shpëtoi nga njolla kur vendosi të mos i heqë mandatin e deputetit Nikoll Lesit.

Sot Rilindja po më bën një gjyq politik. Ky është një turp në historinë e parlamentarizmit. Në vitin 2019 deputëtët e PS ndjehen të frikësuar nga Rama i cili po mbjell frikë kudo dhe po rrezikon ta kthejë vendin në neodiktaturë.

Në komision ndjeva trishtim për votimin rresht të deputetëve, po i mirëkuptova sepse Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre dhe fatkeqsisht edhe për popullin shqiptar.

Ndjej trishtim për vendin tim që shkarkimin që nuk e arrtiti dot PD në ?92 apo ?97 do ta bëjë sot kryetari I Rilindjes. Hakmarrjet primitive nuk më trembin, por më vret në shpirt trendi jo pozitiv që kanë marrë zhvillimet politike në vendin tonë.

Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama, por asnjëherë nuk ke dalë moralisht i fituar. I kam fituar përherë sifdat me ju. Dështimi juaj vjen nga rruga dhe nga aleatët që i përzgjodhët vetë. Ne që në fillim përzgjodhëm dy rrugë qartësisht të ndryshme.

Sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj këtë çështje atje? u shpreh Malaj.

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga