LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari akuza mazhorancës/ Po miraton një ligj kundër BE, qeveria është prodhuese e fake news

18 Dhjetor 2019, 08:10, Politikë CNA
Gazetari akuza mazhorancës/ Po miraton një ligj kundër BE,

Gazetari Gjergji Erebara ndërsa ka shprehur qëndrimin e tij kundër paketës së censurës e cila pritet të miratohet sot në Kuvend, ka theksuar se ligji nuk prek televizionet dhe rrjetet sociale, por vetëm portalet.

I ftuar në ABC News, Erebara po ashtu tha se politikanët nuk janë subjekt i këtij ligji.

?Ai (Rama) është i përjashtuar se është në Facebook dhe të gjitë komunikimit politike thotë ligji janë të përjashtuara. Nëse bën një deklaratë Berisha apo Rama të gjitha këto nuk janë subjekt i ligjit. Qeveria është prodhuesja më  e madhe e fake news sot në vend?, tha gazetari.

Erebara theksoi më tej se socialistët do të votjnë sot në Kuvend një ,ligj kundër BE, si dhe një paketë që ka shumë pak gjasa të zbatohet.

?Socialistet nëse do e votojmë këtë do votojnë kundër BE dhe do të votojnë një ligj që është i paprecedentë në BE dhe do të votojnë një ligj që ka pak gjasa që do të zbatohet?, shtoi ai.

Lajmet e fundit nga