LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për drejtimin e SPAK/ Kondilli: Detyra jonë të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve

18 Dhjetor 2019, 11:19, Vetingu CNA
Gara për drejtimin e SPAK/ Kondilli: Detyra jonë të

Prokurori Edvin Kondilli, një ndër kandidatët për drejtimin e SPAK, gjatë intervistës së dhënë sot në KLP, është shprehur se Prokuroria e Posaçme duhet të jetë në pritshmërinë e opinionit publik.

?Kam shprehur dëshirën për drejtimin SPAK, nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH si plotësues e SPAK.

Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta.

Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qartë hetimi.

Puna në grup është një qëllim i përbashkët e gjithë SPAK: dhe fokusi do jetë aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore.

Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë paresore të vijmë në pirtshmërinë e tij?-tha Kondilli.

Më tej, ai theksoi se bashkëpunimi me agjensitë e tjera ligjizbatuese është me rëndësi të veçantë. ?Bashkëpunimi duhet të jetë efektiv, në kohe sa më të shkurtër dhe me mjete të përshtatshme për çdo çështje.?-tha Kondilli.

Anëtarja e KLP, Nuriham Seiti, vuri në dukje faktin se prokurori Kondilli nuik ka pasur eksperiencë si drejtues, dhe ngriti pyetjen: Cila është arma juaj e fortë në raport me dy kandidatet e tjerë?

?Kam eksperiencë prej 15 vite si prokuror, por asnjëherë si drejtues. Kjo gjë nuk më ka demotivuar, por bazohem ne te gjithë eksperiencën time ku kam patur rastin te prek çdo aspekt të hetimit të një çështje?-tha Kondilli.

Ndërsa , Alfred Balla pyeti: ?Mendoni se fakti qe vini nga Krimet e Rënda, strukturë që po shkrihet këto dite. Shikoni një handikap në këtë aspekt??

Kondili u shpreh se ?Krimet e Rënda kanë patur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga