LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për drejtimin e SPAK/ KLP fillon intervistat me tre kandidatët

18 Dhjetor 2019, 08:34, Vetingu CNA
Gara për drejtimin e SPAK/ KLP fillon intervistat me tre kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka filluar intervistat me tre kandidatë që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Tre kandidatët që kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të punës së saj hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të pushtetarëve të përfshirë në korrupsion, janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Procesi i intervistimit kanë nisur me Altin Dumanin, për të vijuar më tej me Arben Krajën dhe Edvin Kondilin./ CNA.al

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK

Lajmet e fundit nga