LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Big Brother” global/ Një miliardë kamera, do t’iu vëzhgojnë kudo që jeni

18 Dhjetor 2019, 07:20, Blog CNA
 “Big Brother” global/ Një miliardë kamera, do

Nga Liza Lin & Newley Purnell ?The Wall Street Journal?

* Teksa qeveritë dhe kompanitë po investojnë më shumë në sistemet e sigurisë, qindra miliona kamera të tjera mbikëqyrëse do ta vëzhgojnë botën në vitin 2021, dhe më së shumti në Kinë. Në këtë përfundim mbërriti një raport i kohëve të fundit, i publikuar disa ditë më parë nga kompania ?IHS Markit?.

Sipas tij, numri i kamerave që do të përdoren për mbikëqyrje, do të arrijë në mbi 1 miliardë deri në fund të vitit 2021. Kjo përbën një rritje gati 30 për qind, nga 770 milionë kamerat mbikëqyrëse që janë sot në përdorim. Kina, do të vazhdojë të ketë pak më shumë se gjysmën e totalit.

Vendet me rritje të shpejtë ekonomike, dhe që janë shumë të populluara si India, Brazili dhe Indonezia, do të ndikojnë shumë në zhvillimin e këtij sektori. Po sipas raportit në fjalë, numri i kamerave të sigurisë në SHBA do të rritet deri në vitin 2021 në 85 milion, nga 70 milionë që ishin vitin e kaluar.

Dhe kjo për shkak se shkollat, qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore, po synojnë të forcojnë sigurinë në ambientet e tyre, thotë analisti i ?HIS Markit?, Oliver Filipu. Ai thekson se programet qeveritare të një mbikëqyrjeje në masë të popullatës, do të ishin katalizatori më i madh për rritjen ekonomike të Kinës.

Mbikëqyrja e qyteteve, do të shtojë kërkesën diku tjetër. ?Kjo është një çështje e sigurisë publike. Qeveritë kanë vitet e fundit një fokus më të madh mbi krimin dhe terrorizmin?- shprehet Filipu. Industria globale e kamerave të sigurisë, ka marrë shumë hov kohët e fundit falë përparimeve në cilësinë e imazhit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.

Këto arritje mundësojnë një njohje më të mirë dhe më të shpejtë të fytyrës, dhe analizimit të personit në fjalë. Qeveritë po i përdorin kamera të tillë për të menaxhuar gjithçka, nga trafiku deri tek parashikimi i krimeve. Kina është lidere botërore në zhvillimin e kësaj lloj teknologjie. Ajo është selia e prodhuesve më të mëdhenj të kamerave në botë.

Kamerat e tyre ndodhen në çdo cep rruge, përgjatë rrugëve të mbipopulluara dhe në lagjet e banuara. Kompanitë kineze ?Hangzhou Hikvision Digital Technology Co Ltd? dhe ?Dahua Technology Co?, janë prodhuesit më të mëdhenj të kamrave të sigurisë, të cilat përfaqësojnë thuajse 38 për qind të instalimeve totale të kamerave në vend.

Por në këtë biznes janë edhe emra të njohur jo-kinezë, përfshirë kompaninë koreano-jugore ?Hanëha Techëin?, dhe atë japoneze ?Panasonic Corp?. Vende të tjera, po futin gjithnjë e më shumë në në përdorim teknologji të ngjashme, duke shkaktuar debate mbi ndikimet e tyre në jetën e njerëzve.

Në SHBA, qytete si San Francisko dhe Okland në Kaliforni, kanë miratuar ligje që i ndalojnë agjencitë qeveritare të përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës. Në dallim nga Kina, mbikëqyrja e qyteteve amerikane me kamera sigurie, përbën vetëm një pjesë të vogël të kërkesës për kamera sigurie, ose vetëm 3 për qind të rrjetit të përgjithshëm të kamerave në vitin 2018, po sipas të dhënave të IHS.

E megjithatë, monitorimi i ambjenteve publike është në rritje. Qytete si Detroit, Uashington dhe Orlando, janë duke testuar kamerat e e njohjes së fytyrës në stacionet e policisë dhe institucionet e sigurisë, sipas një raporti në fillim të këtij viti nga Qendra e Privatësisë dhe Teknologjisë në Universitetin Xhorxhtaun.

SHBA-ja e rivalizon Kinën, sa i përket raportit të kamerave të sigurisë me popullsinë në tërësi, me një kamerë për çdo 4.6 persona, jo shumë larg normës 1 kamera për 4.1 persona në Kinë. Ndërkohë, përpjekjet e Kinës për të ndërtuar një rrjet gjithëpërfshirës të mbikëqyrjes në funksion të policimit dhe shmangies së trazirave në rajonin e largët Xinjiang, kanë shkaktuar reagimin e ashpër të aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ekspertëve në Kombet e Bashkuara.

Kongresi Amerikan, miratoi ditët e fundit një projekt-ligj që kërkonte vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve kinezë, që janë përgjegjës për arrestimin e shumë ujgurëve, një komunitet etnik mysliman në Xinjiang. Nga ana e saj, Kina e ka bërë të qartë se do të hakmerret nëse SHBA-ja ndërmerr një lëvizje të tillë.

Vendet në zhvillim,si India, Brazili dhe Indonezia, do të tejkalojnë tregjet si Britania e Madhe dhe Japonia, duke u bërë tregjet më të mëdha në botë për kamerat e sigurisë. Dhe kjo sipas zotit Filipu, pasi rrjetet kamerave të formatit CCTV, po bëhen financiarisht më të përballueshme.

Autoritetet indiane, kanë propozuar vendosjen e shumë kamerave të sigurisë, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe ligjit për 1.3 miliardë qytetarët e këtij vendit. Zyra Kombëtare e Regjistrimeve të Krimeve në Indi, tha në qershor të këtij viti, tha se po synon të blerë për herë të parë një sistem të centralizuar të njohjes së fytyrës.

Por kritikët shqetësohen, se ai mund të keqpërdoret nga autoritetet, që mund të identifikojnë ose të gjejnë njerëzit, duke krahasuar fotot e tyre me bazën e të dhënave biometrike. Por qeveria indiane thotë se sistemi biometrik është i sigurtë, dhe se ai nuk synon monitorimin e njerëzve.

Policia në Singapor, ka instaluar të paktën 80.000 kamera sigurie në hapësirat publike kryesore, dhe planifikon të instalojë shumë të tjera. Shumë janë të ashtuquajturat kamera inteligjente, supozohet se janë në gjendje të bëjnë analizën e pamjve filmike, për t?i ndihmuar autoritetet policore në zbulimin e hershëm të kërcënimeve kriminale dhe terroriste, tha në prill të këtij viti Ministri i Brendshme K.Shanmugam. ?Banorët mund të pyesin me të drejtë:A po cënohet privatësia ime? Ata vetë përgjigjen se prania e shumë kamerave në rrugë, u jep një ndjenjë të shtuar sigurie?- tha ministri./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga