Connect with Us

Avokati i Popullit kundër paketës së censurës/ “Larg standarteve ndërkombëtare”

Politikë

Avokati i Popullit kundër paketës së censurës/ “Larg standarteve ndërkombëtare”

Publikuar

-

Avokati i Popullit ka reaguar kundrejt paketës së censurës që është propozuar nga Qeveria, version i fundit i të cilës është bërë publik mbrëmjen e djeshme, një ditë para se të dërgohej në Parlament. Shprehimisht Avokati i popullit tha se kjo paketë që lidhet drejtpërdrejt me lirinë e shprehjes, ka hasur jo pak kundërshti, ka mungesë të reflektimit konstruktiv, ka çështje të paqarta dhe nuk garanton standartin ndëkombëtar për lirinë e shprehjes.

Avokati i Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij kushtetues, atë të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka monitoruar në vazhdimësi diskutimet në organet shtetërore shqiptare si edhe rekomandimet e komentet e grupeve të interesit e partnerëve ndërkombëtarë, lidhur me ndryshimet ligjore të propozuara sa i përket shërbimeve mediatike në Republikën e Shqipërisë.
Kjo nismë e rëndësishme ligjore e cila lidhet drejtpërdrejt me lirinë e shprehjes, ka hasur jo pak kundërshti nga grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare, nisur jo vetëm nga përmbajtja e dispozitave dhe detyrimet që ato sansksionojnë, por edhe nga informacioni i munguar në lidhje me draftin përfundimtar i cili po paraqitet në Kuvend

Me gjithë përmirësimet që janë pasqyruar në projekt-ligj nga varianti i parë i paraqitur për miratim si propozim i Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në përgjithësi vlerësojmë se ka pasur mungesë të reflektimit konstruktiv. Projekt-ligji synon rregullimin e veprimtarisë së portaleve online përmes një kornize ligjore, arritjen e një ekuilibri ndërmjet qasjes në shërbimet e përmbajtjes online, mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës, garantimin e të drejtave të njeriut, respektimin e të drejtave të autorit, arritjen e një gazetarie profesionale, të lirë dhe të pavarur, si edhe respektimin dhe garantimin e së drejtës së jetës private, moslejimin e transmetimeve që nxisin intolerancë, gjuhë urrejtje dhe dhunë në shoqëri.

Si institucion kombëtar i të drejtave të njeriut në Republikën e Shqipërisë, Avokati i Popullit vlerëson se duhet të ekzistojë një balancë e mirë strukturuar në raportin mes të drejtave dhe lirive themelore të individëve nga njëra anë, dhe lirisë së medias nga ana tjetër.

Nisma legjislative për ndryshimin e ligjeve nr. 97/2013, “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshin një sërë çështjesh të cilat nuk duhet të mbahen larg vëmendjes dhe duhet të rishikohen për të mundësuar garantimin e lirisë së shprehjes në përputhje me standardet më të larta, si edhe me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për këtë çështje.

Procedura administrative e shqyrtimit të ankesave, e cila parashikohet në këtë propozim, nuk ofron garanci për një vendimmarrje objektive e të paanshme, në përputhje me detyrimin për respektimin e lirisë së medias për t’u shprehur. Veshja e një organi administrativ si AMA me kompetenca kuazi-gjyqësore nuk ofron garanci kushtetuese të mjaftueshme për paanshmërinë e këtij institucioni, duke mbajtur në konsideratë edhe faktin se Bordi i AMA zgjidhet nga Kuvendi, dhe është pikërisht ky organ i cili do të përzgjedhë edhe përbërjen e Këshillit të Ankesave, strukturë kjo e cila do të ketë në dorë vendimmarrjen në përfundim të shqyrtimit të ankimeve ndaj operatorëve të shërbimeve elektronike. Ndonëse në variantin përfundimtar të projekt-ligjit është parashikuar që përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit bazohet në rregullat e konkurueshmërisë, si edhe që ky Këshill do të ketë në përbërje juristë, vlerësojmë se nevojitet garanci që kapacitetet dhe përgatitja profesionale teknike e këtij këshilli të jenë në nivelin e duhur për të ushtruar funksionet e ngjashme me ato të një gjykate.
Për këtë arsye, rekomandohet që të gjendet një mekanizëm/organ tjetër i cili të kryejë këto funksione. Veçanërisht duhet të mbahet në konsideratë që ky organ duhet të jetë jashtë organit të AMA.

Po kështu, nga kjo nismë mbeten të paqarta një sërë çështjesh të lidhura me karakterin subjektiv të ankesës, të tilla si: (1) burimi për të kuptuar se lajmi është i rremë; (2) përcaktimi dhe matja e masivitetit të problematikës; (3) vërtetimi i lajmit të pavërtetë, niveli dhe kufijtë e tij; (4) provueshmëria e fajësisë për deklarimin e pavërtetë; (5) vërtetimi se janë kryer kërkime të mjaftueshme për të provuar vërtetësinë e lajmit apo informacionit para publikimit të tij; (6) rrethanat në të cilat do të mund të kryejë Këshilli i Ankesave një hetim të mirëfilltë për të konkluduar se rasti në fjalë përbën lajm të pavërtetë dhe deri në ç’masë ai është i rremë, se cila është masa e fajit, e pasojave dhe dëmit të shkaktuar.

Të gjitha këtyre çështjeve të cilat nuk gjejnë zgjidhje për të ofruar një garanci kushtetuese në lidhje me një proces administrativ transparent, objektiv e të paanshëm u shtohet edhe problematika e afatit tepër të ngushtë prej 72 orësh që Këshilli i Ankesave ka në dispozicion për të marrë vendim lidhur me një ankesë, duke vendosur në dyshim mundësinë për të shteruar një hetim të mirëfilltë administrativ brenda një afati kaq të shkurtër.

LEXO EDHE:  Situata pas tërmetit/ PD e Lezhës 6 kërkesa për qeverinë

Ndonëse vërehet se në variantin përfundimtar të projekt-ligjit i cili do të kalojë për shyqrtim në Kuvend ka pasur disa ndryshime në drejtim të masave që mund të marrë AMA ndaj operatorëve, duhet theksuar se gjithsesi sanksionet dhe tarifat e gjobave të parashikuara nga projekt-ligji, janë tepër të larta dhe aplikimi i tyre do të vendoste operatorët që ofrojnë shërbime të publikimeve elektronike në pozita të pabarabarta. Në aplikimin e këtyre sanksioneve duhet të sigurohet respektimi i parimit të proporcionalitetit, duke mbajtur në vëmendje jo vetëm kapacitetet e kapitalin (madhësinë) e ofruesve të shërbimeve të publikimit elektronik, por edhe shkeljen e kryer nga operatorët. Në këtë drejtim rekomandojmë rishikimin e dipozitave në fjalë, me qëllim që sanksionet të vendosen në përputhje me kapacitetet e ofruesve të shërbimeve të publikimit elektronik, si edhe me rëndësinë apo pasojat e shkeljes së kryer.

Edhe parashikimi sipas të cilit vendimet e Këshillit të Ankesave bëhen menjëherë të ekzekutueshme, mendojmë se duhet të ndryshojë. Ky ndryshim duhet bërë duke parashikuar se këto vendime bëhen të ekzekutueshme vetëm pas kalimit të afateve procedurale për ankimin administrativ apo gjyqësor, e në rast se çështja bëhet objekt i shqyrtimit gjyqësor, vendimet duhet të bëhen të ekzekutueshme vetëm pasi vendimi i Gjykatës të marrë formë të prerë. Në këtë pikë vlen të sillet në vëmendje se bazuar në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (neni 45/a), nuk lejohet ankim ndaj vendimeve përfundimtare të gjykatës administrative për padi me objekt kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi.

Referuar masës së sanskioneve në formën e gjobës të parashikuar nga projekt-ligji, rezulton se çështja e cila do të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësor në pjesën më të madhe të rasteve do të klasifikohej nën parashikimin e kësaj dispozite, e për rrjedhojë vendimi i Gjykatës Adminisrative të Shkallës së Parë të do të jetë i formës së prerë dhe i paankimueshëm, duke mos shkaktuar tejzgjatjen apo zvarritjen e afateve të shqyrtimit gjyqësor, por ndërkohë duke garantuar respektimin e një të drejte themelore, atë të procesit të rregullt ligjor.

Në lidhje me detyrimin për regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve të shërbimeve të publikimeve elektronike, si edhe me detyrimin për të publikuar formulën e korrigjimit të përmbajtjes, vlerësojmë se është një detyrim/parashikim proporcional dhe i duhur që do të rriste përgjegjshmërinë e mediave për të raportuar të vërtetën, për aq kohë sa ligji do të zbatohet me drejtësi e paanësi në këtë pikë.

Ky projekt-ligj nuk ofron garancitë e pranuara nga standardet ndërkombëtare për ushtrimin e rolit të medias dhe të gazetarëve si burime të indicies për hetime të mëtejshme në lidhje me çështje të caktuara. Në thelb filozofia e lirisë së medias si pushtet i katërt është pikërisht pushteti kontrollues përkundrejt pushtetit shtetëror.

Vëzhgimi objektiv, transparent dhe kritik i proceseve politike nga ana e mediave inkurajon transparencën e tyre, shërben si presion ndaj shteteve për përmirësimin e qeverisjes dhe garanton që qeveritë t’iu përmbahen politikave që janë në dobi të shoqërisë ose të shumicës së saj, pa u lënë atyre mundësi që të bëhen shprehëse dhe bartëse të interesave të ngushta të forcave politike në pushtet, ose të grupeve të caktuara të individëve.

Si përfundim, vërejmë se edhe në draft-in e projektligjit të bërë publik pasditen e datës 17 Dhjetor, ligji mbetet ende jo në përputhje me standardet ndërkombëtare, siç dhe u bë publike sot nga delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Komisionerja për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës, qendrime të cilat kanë ardhur pas komenteve të bëra pak ditë më parë edhe nga Harlem Desir, i cili është përfaqësues i OSBE për lirinë e medias./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  OMONIA ankesë për mediat / AMA: Gazetarët nuk mund të sulmohen

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Agron Gjekmarkaj analizon qeverinë: Nën mediokër, klluonë që nuk bëjnë më me qesh

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE