Connect with Us

Arrestohet i dënuari për vrasje/ Sekuestrohet armë zjarri, dylbi dhe municion luftarak

Kronika

Arrestohet i dënuari për vrasje/ Sekuestrohet armë zjarri, dylbi dhe municion luftarak

Publikuar

-

Policia e Kukësit dhe forcat speciale “Renea”, kanë finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Sipas uniformave blu, gjatë orëve të para të mëngjesit  në fshatin Morinë,  u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje, konkretisht:

Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.

Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  1  armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

Më datë 26.03.2010,  në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar kanë hyrë tek banesa e një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 06.04.2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D. kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16.04.2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

LEXO EDHE:  Tarifa për 'Rrugën e Kombit/ Tropoja dhe Kukësi, ultimatum Ramës

Më datë 01.05.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit,  e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur shtetasen  greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit vetëngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin vetëngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë  e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

Po ashtu ka rezultuar se këta dy shtetas kanë hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, pa respektuar formalitetet ligjore të kalimit kufitar nëpërmjet ndonjë pikë kufitare të atij shteti.

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Autoriteteve të Drejtësisë së Greqisë, mbi transferimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve shqiptarë Burim Duraku dhe Sh. D., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim”, “Vjedhja me dhune”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  Policet prangosin kolegun/Qëlloi me armë, ishte i dehur

LEXO EDHE:  Tarifa për “Rrugën e Kombit”/ Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk ka shanse të vendoset tra!

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Dy makina digjen një ditë para përplasjes me armë/ Policia e Shkodrës fsheh ngjarjen”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e punonjësi të policisë së shtetit, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Shkodër,

Sipas policit, një ditë para përplasjes me armë që ndodhi në Shkodër, dy makinave u është vënë zjarri.

Ai sqaon se dy makinat ti “Golf” janë djegur te kinemaja në mes të natës.
Punonjësi i policisë ngre dyshime se policët mund te kenë marrë lekë për të mbajtur të fshehur ngjarjen.

“Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender Shkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder. Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.
A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet. A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde nShkoder dhe kush i ka vu zjarrin?
A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune? Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave Anonim te lutem se me hekun prej punet”, shkruhet në mesazhin e dërguar tek Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

LEXO EDHE:  Tarifa për “Rrugën e Kombit”/ Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk ka shanse të vendoset tra!

LEXO TE PLOTE