LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“AMA dhe AKEP kontrollohen nga politika/ Hajdari Ramës: Je në kohë për të tërhequr ligjin!

18 Dhjetor 2019, 11:42, Politikë CNA
“AMA dhe AKEP kontrollohen nga politika/ Hajdari Ramës: Je në

Kryetarja e grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka shprehur qëndrimin e saj kundër Paketës së censurës, në foltoren e Parlamentit.

Hajdari i është drejtuar Kryeministrit duke i thënë se me paketën e propozuar po i kthen shpinën Bashkimit Europian dhe OSBE-së. Ajo ka theksuar se ata që vuajnë më shumë janë shqiptarët, pasi ligjet e Ramës janë shumë më të rënda se shpifjet. Çështja e shpifjeve duhet parë, tha Hajdari por jo përmes filtrit të pushtetit pasi edhe institucionet si AMA apo AKEP janë të kontrolluara politikisht.

“Më vjen keq që Rama del në podium dhe flet për arritjet pas tërmetit. Duhet të jeni më zemërgjerë dhe të shikoni përtej Qeverisë suaj, të falenderoni shqiptarët për shqiptarët dhe jo qeverinë. Shpitarët vuajnë me ligjet tuaja më shumë se sa ju nga shpifjet. Ju nuk do të dilni të fortë nga ky tërmet. Koha juaj ka mbaruar, jeni lodhur se keni 6 vite në Qeveri, flisni pafund, shpikni platforma për të bërë propaganda me arrogacë tejet të theksuar. Jam këtu për të mbrojtur intgrimin e Shqipërisë pasi kjo paketë i kthen kurrizin integrimit europian, është kritikuar nga organet ndërkombëtare. Akoma edhe sot kishte deklarata që nëse kjo deklaratë kalon, Shqipëria poi kthen kurrizin BE. Çfarë do t?u thoni vendeve anëtare të OSBE? Vërtetë mediat ndërkombëtarisht kanë kaluar kufinjtë. Duhet parë por jo nëpërmjet filtrit të pushtetit. AMA dhe AKEP janë të kontrolluara nga politika”, tha Hajdari në Parlament./CNA.al

Lajmet e fundit nga