Connect with Us

Sulmonin gra të moshuara/ Në pranga dy hajdutët

Kronika

Sulmonin gra të moshuara/ Në pranga dy hajdutët

Publikuar

-

Dy persona nga Durrësi janë vënë në pranga nga uniformat blu, pasi kanë kryer vjedhje gjatë të cilave edhe kanë sulmuar gra të moshuara.

Shtetasit në fjalë ishin prej dy muajsh në kërkim nga autoritetet, T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj, Durrës dhe G., 35 vjeç, banues në Durrës.

Këta dy shtetas në mesditën e datës 10.12.2019 në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri shtetases I. T., 68 vjeçe dhe janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Autoritet bënë me dije se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar disa vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:

LEXO EDHE:  Basha nuk i ndahet Ramës/ "Po tallet me fatkeqësinë nga tërmeti"

-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;
-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;
-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;
-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;
-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;
-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases V. H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Opel” që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vodhi targat e tre automjeteve/ Arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme , kronike

Një 40-vjeçar me iniciale SH.Z ka rënë në prangat e policisë së Korçës ditën e sotme. Ai është kapur duke vjedhur targat e një automjeti tip “Toyta”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky person është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit V. D.

LEXO EDHE:  Kurbin/ Grabitën sende me vlerë nën kërcënimin e armës, arrestohen 3 persona (FOTO)

LEXO EDHE:  Kurbin/ Grabitën sende me vlerë nën kërcënimin e armës, arrestohen 3 persona (FOTO)



Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr për një vajzë/ Kamerat kapin “Audin” që qëlloi të riun te Komuna e Parisit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Redi Balla, 22-vjeçari që u plagos me një plumb në këmbë mbrëmjen e së martës në zonën e Komunës së Parisit, nuk i ka ndihmuar hetuesit për të zbardhur autorët. Gjatë marrjes në pyetje, ai tha se kishte dalë nga lokali, i ishte drejtuar mjetit që e kishte parkuar pranë lulishtes.

Sapo ka hyrë në makinë, një person e ka qëlluar me pistoletë me një plumb në këmbë. I riu deklaroi se nuk mundi ta shohë autorin, por policia ka dyshime se të dyja palët njihen me njëra-tjetrën.

Shkak i ngjarjes, sipas ABC News dyshohet të jetë ndonjë konflikt që Redi Balla ka pasur me persona të tjerë për një vajzë. Për të shkuar në Spitalin e Traumës, 22-vjeçari mori një taksi të rastit pranë zonën ku ndodhi ngjarja.

LEXO EDHE:  Dhuna në Kryeministri/ OSBE paralajmëron opozitën

LEXO EDHE:  Arrestohet polici/Perndiqte dhe dhunonte bashkeshorten



Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë përgjatë zonës së Komunës së Parisit, është vërejtur një mjet tip “Audi” me targa italiane duke lëvizur me shpejtësi. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga autorët që plagosën Redi Ballën.

I riu nuk është banor i zonës, ndërsa nga policia njihet se një person problematik. Disa herë ai ka qenë i shoqëruar për konflikte e sherre banale, por vetëm është proceduar në liri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Korrupsioni dhe pastrimi i parave/ Kim “shkund” Qeverinë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me numrin dy të Qeverisë, Arben Ahmetaj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim ka zbardhur dhe detajet nga takimi me zëvendës-kryeministrin.

Korrupsioni është një çështje serioze, ndaj Kim ka përsëritur thirrjen për Qeverinë  që të ndërmarrë veprime konkrete.



“Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut. Zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë”, shkruan Kim në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE