LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot do të mbushte 47-vjeç/ Nëna e Sokol Olldashit shkruan fjalët prekese

17 Dhjetor 2019, 09:36, Aktualitet CNA
Sot do të mbushte 47-vjeç/ Nëna e Sokol Olldashit shkruan

Ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi, sot do të festonte 47-vjetorin e lindjes.

Nëna e tij, Kozeta Mamaqi e ka kujtuar këtë datë të shënuar në rrjetet sociale, duke ndarë me të gjithë një shkrim prekës.

Mamaqi kujton se kur ajo vetë ka mbushur 47 vjeç, moshën që sot do të mbushte i biri, Sokol Olldashi i ka shkruar një poezi.

“Fati ynë bir? e përfundon shkrimin Kozeta me nota përmalluese.

“Shpirti im? po më mbyt malli? Ti, mes duhanit shkruajte një poezi për 47-vjetorin tim, ndërsa unë, hap krahët e përqafoj mes lotëve. Imazhin tënd në fotografi në të 47-tin vit të ditëlindjes tënde? Fati ynë bir?”, shkroi Kozeta Mamaqi.

Kujtojmë që Sokol Olldashi u nda nga jeta natën e 20 nëntorit 2013, në një aksident rrugor në rrugën Elbasan-Tiranë. Çdo muaj nëntor, ai kujtohet nga miqtë e familjarët e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga