Connect with Us

Pasojat tragjike të tërmetit/ Nëntë të arrestuarit dalin para gjykatës

Kronika

Pasojat tragjike të tërmetit/ Nëntë të arrestuarit dalin para gjykatës

Publikuar

-

Kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit 9 personat e arrestuar për pasoja e rënda të tërmetit të 26 nëntorit.

Kujtojmë këto se për të gjithë personat prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari që do shqyrtojë dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje do të përfaqësohet nga prokurorët Pali Deçolli,Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.

Personat të cilët përballen sot me togat e zeza janë:

Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,

Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

LEXO EDHE:  Luli del shëtitje dhe tallet me të dëmtuarit nga tërmeti/ Tre aktet e turpshme të kreut të Republikës së re

Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,

Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,

Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Akuzat me të cilat do përballen këta persona para gjykatës së Durrësit janë nga “Shpërdorimi i dertyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

LEXO EDHE:  Dhunoi barbarisht 3-vjeçarin/ Gjykata dënon me 2 vite burg Anjeza Shabanin

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Dy makina digjen një ditë para përplasjes me armë/ Policia e Shkodrës fsheh ngjarjen”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e punonjësi të policisë së shtetit, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Shkodër,

Sipas policit, një ditë para përplasjes me armë që ndodhi në Shkodër, dy makinave u është vënë zjarri.

Ai sqaon se dy makinat ti “Golf” janë djegur te kinemaja në mes të natës.
Punonjësi i policisë ngre dyshime se policët mund te kenë marrë lekë për të mbajtur të fshehur ngjarjen.

“Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender Shkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder. Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.
A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet. A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde nShkoder dhe kush i ka vu zjarrin?
A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune? Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave Anonim te lutem se me hekun prej punet”, shkruhet në mesazhin e dërguar tek Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

LEXO EDHE:  Deputetët e mazhorancës që provuan prangat

LEXO TE PLOTE