LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Olli vë gishtin mbi plagë/ Paketa antishpifje konsolidim i diktaturës

17 Dhjetor 2019, 09:04, Politikë CNA
Olli vë gishtin mbi plagë/ Paketa antishpifje konsolidim i

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar në lidhje me projektligjit të propozuar nga qeveria, i njohur ndryshe si paketa Anti-shpifje.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli thekson se pushteti gjithmonë ka tentuar të censurojë apo edhe të kontrollojë median, dhe ky është edhe qëllimi i kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera ai thekson se pushteti absolur korrupton, ndërsa fjala e lirë shëron, gjë që sipas tij tregon qartë se kjo tentativë lidhet qartazi me luftën për pushtetin dhe jo të vërtetën.

?Në historinë e njerëzimit, nga koha e daljes së gazetave, në formë primitive në mesjetë e deri në ditët tona, është provuar se pushteti gjithmonë ka tentuar të censurojë apo edhe të kontrollojë median.

Ky fakt dëshmon qartazi se kjo tentativë lidhet qartazi me luftën për pushtetin dhe jo të vërtetën! Ky fakt provon katërcipërisht se faji për regjimet autokrate, totalitare, diktatoriale nuk e kishin mediat, por politikat ambicioze dhe individët që shtetin e kthyen në pushtet personal.?-shkruan Olli.

Më tej, ai thekson se Rama ka tentuar të instalojë diktaturën e urisë, gjë që sipas Ollit është arritur.

Oli thekson se pas rreth 30 vite nga rënia e diktaturës komuniste Shqipëria vuan nga mungesa e demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe për bukën e gojës.

?Prej 2014 kam artikuluar se Rama po instalon shtetin policor si pararojë e instalimit të Diktaturës së Urisë, si forma më e evoluar e diktaturës së proletariatit. Fakt që sot e konstaton lehtësisht kushdo.

Shqipëria, një ndër vendet më pasuri natyrore më të mëdha të Europës, është paradoksalisht vendi më i varfër. Gati 30 vjet nga rënia e diktaturës komuniste Shqipëria vuan nga mungesa e demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe për bukën e gojës, e për këtë nuk e ka fajin media, por politika në veçanti dhe shoqëria në tërësi!?-shkruan ndër të tjera Leonard Olli.

Postimi i plotë:

Në historinë e njerëzimit, nga koha e daljes së gazetave, në formë primitive në mesjetë e deri në ditët tona, është provuar se pushteti gjithmonë ka tentuar të censurojë apo edhe të kontrollojë median.

Ky fakt dëshmon qartazi se kjo tentativë lidhet qartazi me luftën për pushtetin dhe jo të vërtetën! Ky fakt provon katërcipërisht se faji për regjimet autokrate, totalitare, diktatoriale nuk e kishin mediat, por politikat ambicioze dhe individët që shtetin e kthyen në pushtet personal.

Në historinë e saj, media ka mëkatet e veta se, në disa raste u shndërrua në vegël të diktatorëve e mjet propagande, por asnjëherë nuk u tha se ishte arsyeja kryesore e vendosjes së diktaturës. Nëse ka patur apo ka regjime politike autoritare, totalitare apo diktatoriale ato janë vetëm produkt i politikanëve dhe politikave të tyre korruptive.

Prej 2014 kam artikuluar se Rama po instalon shtetin policor si pararojë e instalimit të Diktaturës së Urisë, si forma më e evoluar e diktaturës së proletariatit. Fakt që sot e konstaton lehtësisht kushdo.

Shqipëria, një ndër vendet më pasuri natyrore më të mëdha të Europës, është paradoksalisht vendi më i varfër. Gati 30 vjet nga rënia e diktaturës komuniste Shqipëria vuan nga mungesa e demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe për bukën e gojës, e për këtë nuk e ka fajin media, por politika në veçanti dhe shoqëria në tërësi!

Në Shqipëri ka korrupsion shtetëror e politik galopant dhe kjo nuk është për faj të fjalës së lirë, po për shkak të sistemit korruptiv që kanë ngritur dhe zbatojnë politikanët tanë.

E të gjithë i njohin këto fakte falë fjalës së lirë, e medias on line, pasi pjesa tjetër thuajse është nënshtruar, asgjësuar apo vetasgjesuar. Diktatura tashmë e ka identifikuar armikun më të vështirë, rrjetin ‘on line’ dhe po tenton asgjësimin, si zakonisht me ligj. Kjo provon sërish atë që kam thënë, them e do të them se termi “shtet ligjor” është propagandë e fëlliqur në dobi të diktaturës, pasi në duhet të jemi qytetarë të shtetit të së drejtës, si forma më e qëndrueshme e demokracisë reale.

Paradoksalisht, askush në Shqipëri, as në fushata nuk ka folur kurrë për Shtetin e së Drejtës. Dhe për këtë nuk është faji i medias. Shpifjet më të mëdha, akuzat më të rënda ndaj kujtdo janë bërë nga salla e parlamentit shqiptar apo politikanët tanë dhe për këtë nuk kanë faj mediat e sidomos ato ‘on line’!

Lord Atkon ka thënë: Pushteti tenton të korruptojë, pushteti absolut korrupton absolutisht! Dhe ky është një fakt absolut dhe jo relativ. Rama ka dështuar si politikan dhe administrator prej kohësh, regjimi i tij mbahet ende në këmbë nga dhuna, demagogjia, dështimi i alternativave dhe frika për bukën e gojës. Dhe këto nuk janë shpifje, por fakte konkrete që i ndesh çdo ditë.

Që Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara e më të varfra, nuk është një shpifje e medias ‘on line’, por fakte të hidhura, të certifikuara nga organizmat ndërkombëtarë.

E ndërsa vendi vuan traumën e një tërmeti apokaliptik, që mori 51 jetë e shkaktoi miliona euro dëme, kur gjithë shteti duhet të impenjohet në këtë tragjedi, pushteti krihet e ka luksin të gjenerojë ligje absurde. Dështimi është i sigurt, por dëmi dhe energjia e shpenzuar për trille autoritariste nuk rikuperohen. Por të gjithë e dimë se liria fitohet, nuk të dhurohet!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga