LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një copë e historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë/ Zbulohen si do ta kenë emrin planeti dhe ylli i shqiptarëve

17 Dhjetor 2019, 11:48, Sociale CNA
Një copë e historisë sonë drejt qendrës së

Astrofizikania profesore Mimoza Hafizi, një ndër iniciatorët e projektit, bën të ditur se ylli i shqiptareve i cili është 416 vite drite larg nesh do të quhet Illyrian, ndërsa për planetin HD 82886b, është zgjehdur emri Arbër.

?Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve çertifikoi zgjedhjen që mijra shqiptarë i bënë emrit Arber për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.

Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.?-shkruan Mimoza Hafizi në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ajo thekson se me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë.

?Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë!

Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor!

Le të jetë Arberi simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë!

Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën.

Gëzuar vitin 2020!?-përfundon postimin Hafizi.

Lajmet e fundit nga