LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis rikonstruksioni i Kryeministrisë pas tërmetit/ Publikohen për herë të parë fotot

17 Dhjetor 2019, 17:09, Aktualitet CNA
Nis rikonstruksioni i Kryeministrisë pas tërmetit/ Publikohen për

Publikohen për herë të parë foto nga Kryeministria e cila nuk i ka shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.

Zëvendës ministri i Infrastukturës, Artan Shkreli ka publikuar foto nga ambientet e brendshme të kryeministrisë ku duket se ka filluar puna pë rikonstuktimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti.

?Kryeministria gjithashtu u troshit nga tërmeti i dt 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikëpamje konstruktive dhe u sollën në normë sizmike duke shpëtuar me siguri qendrueshmerinë e objektit.
Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni.
(foto e pare: gjendja pas tërmetit; dy fotot e tjera: ndërhyrja konstruktive me fibra karboni)?, shkruan Shkreli bashkëngjitur fotove./CNA.al

Lajmet e fundit nga