LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta te të prekurit e tërmetit në Fushë-Mamurras dhe Laç: Me bashkëpunim do e kalojmë situatën

17 Dhjetor 2019, 16:06, Politikë CNA
Meta te të prekurit e tërmetit në Fushë-Mamurras dhe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Mamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

Meta dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe i siguroi se do t?i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave.

?Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë?, u shpreh Presidenti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga