LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta pret në takim Pacollin/ Gati për të filluar projektin për ndërtimin e banesave të reja në Thumanë

17 Dhjetor 2019, 11:18, Politikë CNA
Meta pret në takim Pacollin/ Gati për të filluar projektin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Presidenti Meta e falenderoi, Pacolli për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës, dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit.

Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.

Lajmet e fundit nga