LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kufiri i varfërisë në Shqipëri/ 120 euro në muaj për një person, 23% e popullsisë nën këtë nivel

17 Dhjetor 2019, 07:37, Ekonomi CNA
Kufiri i varfërisë në Shqipëri/ 120 euro në muaj

Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri janë nën 120 euro në muaj ose rreth 16 mijë lekë në muaj, atëherë ky person automatikisht është i varfër sipas përcaktimeve kombëtare të INSTAT për fenomenin e varfërisë i vlerësuar së fundmi ne një anketë të posaçme. Ndërsa një familje me katër persona konsiderohet e varfër nëse ka të ardhura 34 mijë lekë në muaj ose rreth 270 euro.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 23 për qind e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % e të ardhurave mesatare  te të gjitha familjeve në rang vendi.

Për të matur treguesit e varfërisë INSTAT anketoi në vitin e kaluar7.582 familje.  Treguesit e varfërisë sipas kësaj bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Një tjetër tregues që INSTAT mat është ai i shërbimeve që popullsia mund të përballojë. Sipas vrojtimit të INSTAT u gjet se 38 për qind e popullsisë së vendit ishte e privuar materialisht. Kategoritë e privimit material përfshijnë

Lajmet e fundit nga