LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish Presidenti i Pakistanit dënohet me vdekje

17 Dhjetor 2019, 07:56, Kosova & Bota CNA
Ish Presidenti i Pakistanit dënohet me vdekje

Ish Presidenti i Përgjithshëm i Pakistanit, Pervez Musharraf është dënuar me vdekje për rast tradhëtie nga Gjykatën speciale të Pakistanit.

Tre anëtarë të kësaj gjykate, kryesuar nga Shefi i Gjykatës së Lartë Peshawar, Waqar Ahmad Seth, i dhanë 76 vjeçarit Musharraf dënimin me vdekje për çështjen e përfolur prej kohësh të tradhëtisë që ai ka kryer. Ish Presidenti në fjalë ishte edhe Shef i Ushtrisë në Pakistan.

Kjo është hera e parë në historinë e Pakistanit që një ish Shef Ushtrie dënohet me vdekje. Urdhri i gjykatës speciale i është nënshtruar ankesës.

Musharraf, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, po përballet me akuza tradhëtie për pezullimin e Kushtetutës dhe vendosjen e rregullit të emergjencës në 2007, një vepër e dënueshme për të cilën ai ishte paditur në 2014. Që prej këtij viti ai jetonte herë në Dubai e herë në Londër, për arsye shëndetësore. Ai kurrë nuk u kthye megjithë urdhrat e Gjykatës dhe gjithashtu u vu në listën e njerëzve më të kërkuar të kohës.

Javën e kaluar, Gjykata speciale e urdhëroi 76-vjeçarin Pervez Musharraf që të regjistronte deklaratat e tij deri më 5 dhjetor për çështjen e tradhëtisë, pasi Gjykata e Lartë Islamabad (IHC), pasi dëgjoi peticionet e paraqitura nga Musharraf dhe qeveria e Pakistanit, ndaloi gjykatën speciale nga nxjerrja e aktgjykimit më 28 nëntor.

Musharraf kishte regjistruar një mesazh video nga shtrati i tij në spital, në të cilin ai tha se ishte gati të regjistronte deklaratën e tij në këtë rast. “Një komision gjyqësor mund të vijë këtu dhe të më dëgjojë. Ai duhet të shohë gjendjen time shëndetësore dhe të marrë një vendim. Komisioni, me avokatin tim, duhet të dëgjohet në gjykatë,” shtoi Musharraf.

Ish Presidenti ka pohuar se për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar, sëmundjeve të shumta që kërcënojnë jetën dhe nënës së tij të moshuar, ai nuk është në gjendje të kthehet në Pakistan./Përshtati nga indiatoday.in CNA.al

Lajmet e fundit nga