LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjosha kundër ligjit për mediat/ Mjaft më me censurë, është koha e të vërtetës!

17 Dhjetor 2019, 16:01, Politikë CNA
Gjosha kundër ligjit për mediat/ Mjaft më me censurë,

Ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha shprehet se cënimi i fjalës së lirë është një akt i rëndë në demokraci.

Sipas saj një iniciativë e tillë për të vrarë të vërtetën dhe për të censuruar median, e godet fortë Shqipërinë në imazh, në procesin e integrimit europian dhe instalon një sistem diktatorial dhe të rrezikshëm.

?Shqipëria në kryesimin e saj të OSBE duhet të jetë një vend model i respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ne duhet të jemi pararojë e celjes së debatit pë respektimin e pushteteve të pavarura dhe krijimin e kushteve për vetërregullimin e tyre?, shkruan Gjosha.

Ish deputetja thotë se ?çdo ndërhyrje politike për të mbajtur nën kontroll median është tentativë për të shtrëmbëruar të vërtetën dhe për të instaluar frikën, në mënyrë që të sigurojnë pushtetin nëpërmjet abuzimit?.

?Mjaft më me censurë, është koha e të vërtetës! Është koha për ndryshim?, përfundon Gjosha./CNA.al

Lajmet e fundit nga