LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gazetarët e kanë të pamundur të takojnë Veliajn”/ Kusari: E lutëm, nuk i interesonte të fliste me median

17 Dhjetor 2019, 22:11, Politikë CNA
“Gazetarët e kanë të pamundur të takojnë

Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari thotë se gazetarët e kanë të pamundur të takojnë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kusari thotë se e kanë lutur Veliajn për ta takuar, por nuk kanë mundur. Sipas Kusurit, Veliaj ka stafin e tij të përgatitjes së kronikave, nuk i intereson fare të flasë me gazetarët.

?Ne e lutëm Veliajn te takoheshim. Arsyeja që donim të takoheshim është se shumica e gazetarëve që jemi takuar na kanë thënë se është e pamundur të merrni informacione prej bashkisë. Ne donim të merrnin informacione prej tij, por ishte e pamundur të takoheshim me të. Për ato media të pavarura që duan të bëjnë punën është e pamundur të marrin informacion, ligji për qasjen e dokumenteve nuk zbatohet siç duhet. Nuk ka konferenca të rregullta për shtyp. Kryetarit nuk i interesonte të fliste me median. Ka departamentin e tij që përgatit lajme të gatshme dhe i dërgon mediave?, u shpreh Kusuri në studion e ?Tempora?.

Lajmet e fundit nga