Connect with Us

Ekzekutimi i Indrit Çeles/ Gjykata lë në burg Albano Kusin

Kronika

Ekzekutimi i Indrit Çeles/ Gjykata lë në burg Albano Kusin

Publikuar

-

Gjykata Penale e Tiranës ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Albano Kusin, një masë të caktuar më parë nga Gjykata Penale e Tiranës.

Vepra penale është “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetën”, ndërsa pas dorëzimit të tij në Polici, Prokuroria e Tiranës kërkon rikonfirmimin e kësaj mase.

Sipas raportimin për ABC News avokati i Albano Kusit Ilir Murati tha se nuk ka asnjë element për të provuar se Albano ka fshehur të vërtetën për vrasjen e Indrit Celës.

“Asnjë hetim nuk është kryer nga Policia Gjyqësore. Po arrestohet një familje, vetëm se është vëllai i Griseldos Albano pse duhet të arrestohet. Ka prova që ai nuk ka qenë te Muhamet Gjollesha në vilën ku është kryer vrasja. Albano ka shkuar më pas vetëm ka parë objektin, dhe këto element nuk përbëjnë vepër penale. Nuk ka asnjë element për të provuar se ka fshehur të vërtetën. Nuk mund të mbahet në burg, dhe ju duhet ta shihni ligjin qartë dhe të lironi nga masa “arrest me burg”. Vetëm në Shqipëri dënohen njerëzit kolektivisht”.

Ndërkohë edhe vëllai i Albano Kusit, Griseldo tha gjatë seancës se gjatë kryerjes së vrasjes së Indrit Celës ai ka qenë në zonën e brrylit së bashku me të dashurën e tij.

LEXO EDHE:  Mat/ “Arrest me burg” për 5 personat e ndaluar me tritol

“Kam dëshmitare të dashurën që gjatë kohës së vrasjes unë kam qenë në zonën e Brrylit”.

Po Prokurori i cështjes Julian Zonja tha se ishin kryer të gjitha hetimet dhe se kishte mbetur vetëm analiza e provave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Një 50-vjeçar është vënë në prangat në Sarandë pasi ka tentuar që të kalojë një sasi kanabisi në drejtim të Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet N.K., banues në Qelepias është vënë në pranga në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, ndërsa transportonte disa pako me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprime penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Policia Kufitare, kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

LEXO EDHE:  Kryeprokurorja Marku bën lëvizjen e radhës/ Ja kë emëron këshilltar në kabinetin e saj

LEXO EDHE:  Shpëtim Gjika lë spitalin për tu paraqitur në Prokurori

Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Publikuar

-

Nga

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e pa identifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë. Ndërkaq, gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Ndërron jetë te Trauma kirurgu

Publikuar

-

Nga

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Mjeku Qesk Gjergji ka ndërruar jetë pak më parë në spitalin e Traumës, pasi u përfshi mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Gjergji, i cili është mjek kirurg në spitalin e Lezhës, mori plagë të shumta, dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Ai u përplas nga një makinë dhe u dërgua me urgjencë në spital ku dhen dërroi jetë sipasojë e plagëve të marra./CNA.al

LEXO TE PLOTE