LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohet për qëllime në dëm të Kosovës/ Arrestohet në Prishtinë i besuari i Putin

17 Dhjetor 2019, 08:37, Kosova & Bota CNA
Dyshohet për qëllime në dëm të Kosovës/ Arrestohet

Andrey Kondrashov, një nga njerëzit e afër të presidentit rus Vladimir Putin, pasi ka qëndruar në Kosovë, është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

Kondrashov, i ardhur si gazetar është ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës pasi u kap dukë bërë regjistrime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi të tjera ushtarake dhe policore.

Arsyeja e qëndrimit të Kondrashov në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka pasur qëllime që të mbledhë informacione të ndjeshme, që mund ta dëmtojnë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Kondrashov ka qenë autor i dokumentarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë./CNA.a

Lajmet e fundit nga